Një aksident i rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në aksin rrugor Lushnjë-Berat, pranë fshatit Çiflik. Një automjet tip Benz me targa AA022 PR ka përplasur këmbësoren Shqiponja Gjoshi, 53 vjeç.
Ajo u transportua me urgjencë në spitalin e Lushnjës dhe ndodhet nën kujdesin intensiv të mjekëve, fatmirësisht jashtë rrezikut për jetën.
Policia po dokumenton rastin dhe po menaxhon trafikun në vendngjarje. Sipas të dhënave paraprake, 53-vjeçarja po kalonte rrugën kur u përplas nga automjeti.


