Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vala e të nxehtit/ Instituti i Gjeoshkencave: 9 qarqe në rrezik të lartë për zjarre, temperaturat arrijnë 40°C

    Franca miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

    Konflikt në Elbasan/ 6 të shtëna me armë në një lokal, 3 persona të plagosur

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “Kemi nisur punën”, Rama jep lajmin e madh për emigrantët shqiptarë në Greqi

    November 14, 2025

    Pas një shqetësimi të ngritur nga një qytetar për njohjen e viteve të punës në Greqi, kryeministri Edi Rama njoftoi se qeveria shqiptare ka ngritur tashmë grupet negociatore dhe ka nisur bisedimet zyrtare me Athinën për njohjen e pensioneve – një marrëveshje e ngjashme me atë që Shqipëria ka arritur me Italinë.

    Rama tha se ky është një nga problemet më të mëdha që hasin qytetarët që kanë punuar për vite me radhë jashtë, kryesisht në Greqi, pasi kur rikthehen në Shqipëri dhe shohin pensionin, shpesh përballen me shuma shumë të ulëta. Ai sqaroi se kjo vjen edhe si pasojë e boshllëqeve të krijuara në fondin e pensioneve gjatë viteve ’90, kur shumë shqiptarë emigruan dhe kontribuan jashtë vendit.

    “Gjeneratat që punojnë sot paguajnë pensionet e atyre që janë në pension, kështu krijohet një hendek i madh,” – tha Rama. Sipas tij, njohja e pensioneve me Greqinë do të plotësojë një pjesë të rëndësishme të mozaikut të zgjidhjeve afatgjata, ashtu siç u realizua me Italinë.

    Kryeministri u shpreh optimist për përfundimin me sukses të negociatave, edhe pse pranoi se procesi është më i ndërlikuar për shkak të numrit shumë të madh të emigrantëve shqiptarë që kanë punuar në Greqi dhe kapaciteteve më të kufizuara të shtetit fqinj për të përballuar një marrëveshje të tillë.

    emigrantët greqi pensionet rama
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vala e të nxehtit/ Instituti i Gjeoshkencave: 9 qarqe në rrezik të lartë për zjarre, temperaturat arrijnë 40°C

    July 20, 2026

    Franca miraton ligjin për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

    July 20, 2026

    Konflikt në Elbasan/ 6 të shtëna me armë në një lokal, 3 persona të plagosur

    July 20, 2026

    Trump: Netanyahu nuk do të arrestohet në asnjë rrethanë gjatë qëndrimit në SHBA

    July 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 20 Korrik 206

    Nga 19 korriku gjithçka ndryshon! Këto 3 shenja të Horoskopit hyjnë në periudhën më të artë

    Romanca në qendër të vëmendjes! Horoskopi ditor për shenjat e zodiakut

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.