Modelja Sara Gjoka ishte e ftuar në emisionin “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ku foli mbi mënyrën se si njihen të rinjtë sot, por edhe për përvojat e saj personale.
Duke komentuar për xhirot me makinë në Tiranë, Gjoka tha:
“Është totalisht një terren flirtimi. Më bezdis shumë dhe ndodh ende. Kudo mund të shohësh trafik të martën në darkë vetëm për këtë arsye. Në zona specifike, tek sheshi, në Bllok…”
Modelja rrëfeu se është ndjekur më makinë disa herë. Një rast i veçantë ndodhi kur ajo ishte duke darkuar në një restorant:
“Kur u ngrita për të shkuar në shtëpi, makina ishte gjithë kohën pas meje. E kuptova vonë, vetëm kur pashë që rruga e saj përputhej me tonën deri te destinacioni i fundit, shtëpia ime. Nuk e futa makinën në rrugicën time kur e pashë që po më ndiqte.”
Kur makina mbërriti në fund të rrugës, autori zbriti dhe i kërkoi kontaktin personal, një moment që Gjoka e përshkroi si shumë të bezdisshëm:
“U mundova ta merrja me humor dhe mirësinë time, por nuk ke çfarë i bën.”
Sara Gjoka përdori këtë rast për të folur edhe për realitetin e flirtimit në rrugët e Tiranës, duke e përshkruar si diçka që ndodh shpesh dhe që të rinjtë e përdorin si një mënyrë të zakonshme të njohjes.


