Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Denoncimi/ Avokati “vjedh” 130 mln lekë dëmshpërblim të dy jetimëve, babai i ish-konkurentit të “Përputhen”

    “Më duhen 60 mijë euro”, u prezantua si kushëriri i një biznesmeni, Florian Gjergji mashtron kambistin në Durrës

    Zelensky i dërgon letër të hapur Putinit: Të takohemi ballë për ballë për t’i dhënë fund luftës

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Skandali në KED/ Informator ose agjent i shërbimeve sekrete, si u fsheh dosja për Asim Vokshin

    November 9, 2025

    Dyshimeve në përzgjedhjen e anëtarit të Gjykatës Kushtetuese nga Gjykata e Lartë i janë shtuar të tjera fakte komprometuese.

    Kryetari i KED, gjithashtu edhe i Gjykatës së Lartë, Sokol Sadushi ia fshehu trupës prej 15 gjyqtarëve të Gjykatës së Lartë gjatë procesit të votimit një informacion të rëndësishëm për kandidatin Asim Vokshi.

    Bëhet fjalë për informacionin e institucioneve të sigurisë kombëtare se gjyqtari Asim Vokshi ka qenë informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës. Por shkelja nis nga hallka tjetër e rëndësishme siç është Këshilli i Emërimeve në Drejtësi, që për këtë vit drejtohet nga Sokol Sadushi dhe që nuk funksionoi sipas ligjit.

    I krijuar si një organ kolegjial me 9 anëtarë që duhet të verifikojë kushtet e kandidatëve që konkurrojnë për në kushtetuese, KED e drejtuar nga Sokol Sadushi dyshohet se nuk e kreu detyrën për verifikimin e gjyqtarit Asim Vokshi, emri I të cilit më pas i kaloi mbledhjes së përgjithshme të gjyqtarëve.

    Ky vendim i datës 17 qershor 2025 u dha në një kohë kur institucionet i kishin dorëzuar KED të dhëna kompromentuese që tregonin se kandidati Vokshi nuk duhet të kualifikohej më tej mbasi ekzistonte një kriter ndalues parashikuar në pikën 89/c të vendimit numër 4 viti 2019.

    Konkretisht të dhënat e siguruara nga TCH tregojnë se KED ju dorëzuan informacione nga institucionet e sigurisë ku përmendej se kandidati ishte bashkëpunëtor, informator ose agjent i shërbimeve të inteligjencës.

    Por me gjithë informacionin që duhet të ishte lexuar më pas nga KED si kriter ndalues, të dhënat nuk u vlerësuan, nuk u panë dhe u anashkaluan gjatë vlerësimit dhe gjyqtari Asim Vokshi u listua në datën 17 qershor 2025 për të vijuar garën.

    Dorëzimi i kësaj të dhëne thuhet se ndodhi gjatë verifikimit të integriteti që përfshin disa institucione mes tyre prokurorinë e përgjithshme, DSIK dhe autoriteti për dokumentat e ish sigurimit të shtetit të cilët ndoqën protokollin dhe dorëzuan të dhënat e tyre, por nëntë anëtarët e KED nuk panë dhe nuk lexuan duke e renditur të parin në listë Asim Vokshin./Top Channel/

    Asim Vokshi dosja informator KED
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Denoncimi/ Avokati “vjedh” 130 mln lekë dëmshpërblim të dy jetimëve, babai i ish-konkurentit të “Përputhen”

    June 5, 2026

    “Më duhen 60 mijë euro”, u prezantua si kushëriri i një biznesmeni, Florian Gjergji mashtron kambistin në Durrës

    June 5, 2026

    Zelensky i dërgon letër të hapur Putinit: Të takohemi ballë për ballë për t’i dhënë fund luftës

    June 5, 2026

    Këngëtari i njohur shqiptar aksidentohet me motor, përfundon në operacion

    June 4, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.