Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Finlanda shënon kthesën pas dekadash, voton pro heqjes së ndalimit për armët bërthamore

    Turizmi në rritje, prilli sjell 19.7% më shumë vizitorë në Shqipëri

    Nga emigracioni në Himarë/ Historia e të riut nga Tropoja që këtë sezon punon si kamarier

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Lirohet nga burgu ish-deputeti i PS Alqi Bllako! GJKKO publikon vendimin

    November 4, 2025
    Shtyhet seanca ndaj Alqi Bllakos. Ja kur do jetë gjykimi i radhës

    Gjykata e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka shpallur fajtor ish-deputetin socialist Alqi Edmond Bllako për dy raste korrupsioni pasiv lidhur me aferën e Inceneratorit të Tiranës.

    Bllako u dënua fillimisht me 3 vite burg për secilën vepër, duke rezultuar në një dënim të bashkuar prej 4 vitesh. Në zbatim të gjykimit të shkurtuar, dënimi u ul në 2 vite e 8 muaj burgim. Përveç kësaj, ai humb të drejtën për të ushtruar funksione publike për 5 vite.

    Vendimi kryesor për lirimin:
    Llogaritja e dënimit fillon nga data e arrestimit në dhjetor 2023, dhe pasi masa e paraburgimit ka qenë më e gjatë se dënimi i dhënë, Bllako lirohet nga burgu për këtë rast.

    Gjykata ka urdhëruar lirimin e tij nëse nuk ka masa të tjera sigurie apo shkaqe ligjore për mbajtje në paraburgim, ndërsa Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar është ngarkuar për ekzekutimin e vendimit.

    VENDIMI I PLOTË:

    Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka paraqitur pranë Gjykatës kërkesën me objekt: “ Gjykimin e çështjes penale në lidhje me procedimin penal nr.255/2 të vitit 2020 të Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, me të pandehur Alqi Bllako, i akuzuar për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, sipas parashikimeve të këtij neni para ndryshimeve me ligjin nr.43/2021, dy herë sipas episodeve përkatëse”.

    Në përfundim të gjykimit, Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar me trup gjykues të përbërë nga gjyqtaret Rudina Palloj, Etleva Deda dhe Atalanta Zeqiraj, bazuar në nenet 112, 152, 261, 379, 380, 381, 390 , 403, 405, 406 të K.Pr.Penale dhe nenet 35, 47-57, 55, 259 të K.Penal, me vendimin nr. 69, datë 04.11.2025, vendosi:

    Deklarimin fajtor të të pandehurit Alqi Edmond Bllako, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, sipas kësaj dispozite para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021 (fakti penal për përfitimin e parregullt të shumës 119,715 euro) dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

    Deklarimin fajtor të të pandehurit Alqi Edmond Bllako, për kryerjen e veprës penale “Korrupsioni pasiv i personave që ushtrojnë funksione publike”, parashikuar nga neni 259 i Kodit Penal, sipas kësaj dispozite para ndryshimeve me ligjin nr. 43/2021 (fakti penal lidhur me përfitimin e parregullt për shtetasin V.B. në vlerën 7.520.000 lekë), dhe në bazë të këtij neni dënimin e tij me 3 (tre) vite burgim.

    Bazuar në nenin 55 të Kodit Penal, në bashkim të dënimeve i pandehuri Alqi Edmond Bllako dënohet me një dënim të vetëm prej 4 (katër) vite burgim. Në zbatim të nenit 406/1 të Kodit të Procedurës Penale, të pandehurit Alqi Edmond Bllako i ulet 1/3 (një e treta) e dënimit të dhënë, duke u dënuar përfundimisht me 2 (dy) vite e 8 (tetë) muaj burgim.

    Në zbatim të nenit 35, pg 1 të Kodit Penal, të pandehurit Alqi Edmond Bllako i hiqet e drejta për të ushtruar funksione publike për një kohë prej 5 (pesë) vitesh.

    Llogaritja e dënimit fillon nga data e zbatimit të masës së sigurimit “Arrest në burg”, me datë 09.12.2023 dhe bazuar në nenin 261, pika 1, shkronja c) të Kodit të Procedurës Penale, konstatohet shuarja e masës së sigurimit “Arrest në burg”, Rruga “Jordan Misja” Nr.1, 1057 Tiranë; tel/fax 0035542231527; gjykata.gov.al caktuar ndaj të pandehurit Alqi Edmond Bllako me vendimin nr. 134, datë 07.12.2023 të Gjykatës së Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar Tiranë, për shkak se kohëzgjatja e paraburgimit është më e madhe se masa e dënimit të dhënë.

    Urdhërohet lirimi i të pandehurit Alqi Edmond Bllako nga paraburgimi nëse nuk mbahet për ndonjë shkak tjetër të ligjshëm. Ngarkohet Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për ekzekutimin e vendimit.

    Alqi Bllako GJKKO
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Finlanda shënon kthesën pas dekadash, voton pro heqjes së ndalimit për armët bërthamore

    June 17, 2026

    Turizmi në rritje, prilli sjell 19.7% më shumë vizitorë në Shqipëri

    June 17, 2026

    Nga emigracioni në Himarë/ Historia e të riut nga Tropoja që këtë sezon punon si kamarier

    June 17, 2026

    BE hap kanale komunikimi me Kremlinin, zhvillim pozitiv për negociata mbi luftën në Ukrainë

    June 17, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.