SHBA– Aktorja e mirënjohur amerikane Jennifer Aniston ka bërë zyrtare lidhjen e saj me Jim Curtis. Artistja 56-vjeçare publikoi një imazh bardh e zi duke përqafuar partnerin në ditën e lindjes së tij.
“Gëzuar ditëlindjen, dashuria ime. Të dua.”- shkroi ajo në mbishkrimin e postimit, së bashku me një emoji zemre të kuqe, ndërsa 50-vjeçari komentoi me një emoji puthjeje.
Fotografia duket se është bërë në festën e ditëlindjes së Curtis. Vetë ai postoi foto nga festa, por pa aktoren.
“Ata bëjnë gjithçka bashkë, janë gjithmonë bashkë dhe, nëse duhet të jenë larg njëri-tjetrit, flasin në telefon gjatë gjithë kohës. Janë kaq të afërt, sa është çmenduri.”- tha një burim për Daily Mail në fund të gushtit.
“Gjëja e mahnitshme është se ata përputhen vërtet sepse kanë të njëjtat interesa, si meditimi, joga, terapia dhe qentë.”-u tha më tej./Radar.al


