Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Vrasja me armë zjarri në Kamëz, identifkohet autori ! Konflikti nisi në kalçeto

    Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon

    Çfarë pritej e çfarë erdhi… në Bulevard!?

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Novi Sad: Tubime në përvjetorin e shembjes së stacionit

    November 1, 2025
    Novi Sad: Tubime në përvjetorin e shembjes së stacionit
    Njerëz nga e gjithë Serbia u mblodhën të shtunën në Novi Sad për të përkujtuar përvjetorin e parë të shembjes tragjike të çatisë së stacionit hekurudhor prej së cilës vdiqën 16 vetë.

    NOVI SAD-Njerëz nga e gjithë Serbia u mblodhën të shtunën në Novi Sad për të përkujtuar përvjetorin e parë të shembjes tragjike të çatisë së stacionit hekurudhor prej së cilës vdiqën 16 vetë.

    Dhjetëra-mijëra serbë u mblodhën në heshtje në qendër të Novi Sadit. Protesta nisi në orën 11:52, pra kur u shemb vitin e kaluar çatia. Protestuesit mbajtën 16 minuta heshtje për 16 viktimat.

    Incidenti ka shkaktuar lëvizjen më të madhe të protestave në historinë moderne të Serbisë. Studentët që udhëheqin protestat bëjnë me faj korrupsionin shtetëror për shembjen e çatisë së stacionit hekurudhor.

    Zgjedhje të parakohshme

    Protestuesit kanë kërkuar nxjerrjen para drejtësisë të personave përgjegjës si dhe zgjedhje të parakohshme, prej të cilave shpresojnë se mund të largohet nga pushteti Presidenti Aleksandar Vuçiç.

    Protestuesit kërkojnë nxjerrjen para drejtësisë të personave përgjegjës si dhe zgjedhje të parakohshme

    Ndërsa disa zyrtarë janë paditur me akuzën për rrezikimin e sigurisë publike dhe kryeministri dha dorëheqjen në vazhdën e protestave, deri tani asnjë gjykatë nuk e ka konfirmuar aktakuzën, dhe Vuçiçi vazhdon të jetë ende në pushtet.

    Të premten (31.10.) autoritetet e bllokuan lëvizjen e trenavepër në Novi Sad, duke thënë se kishin marrë një kërcënim për bombë. Por protestuesit i sfiduan autoritetet, dhe shkuan në Novi Sad me makina, me biçikleta dhe disa madje edhe më këmbë.

    Zemra të gdhendura me emrat e viktimave
    “Kjo është një tragjedi e madhe për popullin serb. Ne nuk mund t’i kthejmë ata njerëz, por ne e ndiejmë dhimbjen me familjet e tyre dhe themi mjaft më “, tha për agjencinë e lajmeve Reuters Sladjana Burmaz, ekonomiste 51-vjeçare nga qyteti qendror i Valjevës.

    Protestuesit mbajtën 16 minuta heshtje për 16 viktimat

    Protestuesit mbanin në dorë zemra në të cilat qenë gdhendur emrat e viktimave.

    Dijana Hrka, nëna e njërës prej viktimave, vendosi lule nën emrin e djalit të saj në një gardh jashtë stacionit. Ajo njoftoi se do të nisë të dielën një grevë urie në Beograd.

    Hrka tha për agjencinë e lajmeve Associated Press se “dua të di se kush e vrau fëmijën tim. Dikush duhet të mbajë përgjegjësi për këtë.”/DW

    Novi Sad përvjetori i shembjes së stacionit
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Vrasja me armë zjarri në Kamëz, identifkohet autori ! Konflikti nisi në kalçeto

    June 8, 2026

    Shtyhet seanca gjyqësore për Fatime Kryemadhin, Ema Çokun dhe Piro Xhixhon

    June 8, 2026

    Çfarë pritej e çfarë erdhi… në Bulevard!?

    June 8, 2026

    Grekët miliardat e arabëve, ne pelikanët?

    June 8, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.