TIRANË– Deputeti socialist Erion Braçe ka reaguar menjëherë pas lajmit për ndarjen nga jeta të ish-kryeministrit dhe ish-kreut të Partisë Socialiste, Fatos Nano.
Përmes një postimi në rrjetet sociale, Braçe shpreh mirënjohje dhe respekt për figurën e Nanos, duke e cilësuar atë si njeriun që ribëri të majtën shqiptare.
“Fatos Nano, njeriu që ribëri të majtën shqiptare, u shua sapo! Pusho në paqe dhe faleminderit për gjithçka!”- shkruan Braçe.
Fatos Nano, një nga figurat më të rëndësishme të politikës shqiptare pas viteve 1990, ka drejtuar disa herë qeverinë dhe ka qenë themelues e udhëheqës i Partisë Socialiste për më shumë se një dekadë./Radar.al


