Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ambasada amerikane uron Trump për 80-vjetorin e lindjes: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

    Përplasja e fortë me Ramën, reagon për herë të parë Sidorela Gjoni: Nuk do të ndalem…

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Trump urdhëron Pentagonin ta rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore

    October 30, 2025
    Trump urdhëron Pentagonin ta rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore

    Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, e ka urdhëruar ushtrinë amerikane të enjten ta rifillojë menjëherë testimin e armëve bërthamore, pas një ndërprerjeje 33-vjeçare.

    Trump e bëri këtë njoftim të papritur në rrjetin Truth Social derisa po udhëtonte në helikopterin presidencial për t’u takuar me liderin e Kinës, Xi Jinping, në Busan të Koresë së Jugut.

    Ai tha se e kishte udhëzuar Pentagonin ta testojë arsenalin bërthamor të SHBA-së “në shkallë të barabartë” me fuqitë e tjera bërthamore.

    “Për shkak të programeve të testimit të vendeve të tjera, kam udhëzuar Departamentin e Luftës të fillojë testimin e armëve tona bërthamore në mënyrë të barabartë. Ky proces do të fillojë menjëherë”, shkroi Trump.

    “Rusia është e dyta, dhe Kina është shumë prapa, por do të na arrijë brenda pesë vjetësh”, shtoi ai.

    Një ligjvënës i lartë rus tha se vendimi i Trumpit do të shënojë një epokë të re pasigurie dhe konfrontimi të hapur, raportoi agjencia shtetërore ruse RIA.

    Ministria e Jashtme e Kinës bëri thirrje që SHBA-ja ta respektojë zotimin vet për pezullimin e testimeve bërthamore dhe ta ruajë ekuilibrin dhe stabilitetin strategjik global.

    Nuk është e qartë nëse Trump i referohej testimeve me shpërthime bërthamore – të cilat do të kryheshin nga Administrata Kombëtare e Sigurisë Bërthamore – apo lëshimit të raketave me koka bërthamore.

    Asnjë fuqi bërthamore, përveç Koresë së Veriut, nuk ka kryer testime me shpërthime bërthamore për më shumë se 25 vjet.

    Më vonë, gjatë kthimit për në Uashington, Trump tha se testimet janë të nevojshme për të siguruar që SHBA-ja të mbetet në hap me rivalët e vet bërthamorë.

    “Meqë të tjerët po kryejnë testime, mendoj se është e përshtatshme që ta bëjmë edhe ne”, tha Trump në bordin e Air Force One, duke shtuar se vendet e testimeve do të përcaktoheshin më vonë.

    Kur u pyet nëse bota po hynte në një fazë më të rrezikshme sa i përket armëve bërthamore, Trump e minimizoi kërcënimin, duke thënë se stoqet bërthamore të SHBA-së janë “shumë të sigurta” dhe shtoi se ai do të mirëpriste çarmatimin bërthamor.

    “Do të doja të shihja çarmatimin bërthamor, sepse ne kemi shumë armë, Rusia është e dyta dhe Kina e treta, dhe Kina do të na zërë për katër ose pesë vjet”, tha ai.

    “Ne, në fakt, po flasim me Rusinë për këtë, dhe Kina do të përfshihet nëse bëjmë diçka”, shtoi ai.

    Vendimi i Trumpit për të rifilluar testimet bërthamore vjen pas zgjerimit të shpejtë të arsenalit bërthamor të Kinës vitet e fundit, dhe menjëherë pasi Rusia njoftoi se testoi me sukses një raketë lundruese me koka bërthamore, si dhe të një torpilë me fuqi bërthamore.

    Trump i komentoi veprimet e Rusisë gjatë udhëtimit për në Azi më herët këtë javë, duke u thënë gazetarëve se presidenti rus, Vladimir Putin, duhet të punojë për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë “në vend se të testojë raketa”.

    Sipas Qendrës për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare (CSIS), me bazë në Uashington, Kina e ka dyfishuar arsenalin e saj në më shumë se 600 armë bërthamore në vitin 2025, nga 300 që kishte në vitin 2020.

    Zyrtarë ushtarakë amerikanë vlerësojnë se deri në vitin 2030, Kina do të ketë mbi 1.000 armë bërthamore.

    Një paradë e Ditës së Fitores në shtator zbuloi pesë armë bërthamore që mund ta arrijnë territorin kontinental të SHBA-së, tha CSIS.

    Sipas Shoqatës së Kontrollit të Armatimeve me bazë në Uashington, Shtetet e Bashkuara kanë një stok prej 5.225 kokave bërthamore, ndërsa Rusia ka 5.580./REL

    armet berthamore donald trump Pentagoni
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ambasada amerikane uron Trump për 80-vjetorin e lindjes: Një patriot i palodhur që lufton çdo ditë për vendin që do

    June 14, 2026

    Përplasja e fortë me Ramën, reagon për herë të parë Sidorela Gjoni: Nuk do të ndalem…

    June 14, 2026

    Tjetër tërmet i fortë në Greqi, ja sa ishte magnituda në Methoni

    June 14, 2026

    Botërori 2026/ Gjermania nuk tregon mëshirë dhe turpëron Kurasaon me 7 gola

    June 14, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.