Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Ngërçi për zgjedhjen e Presidentit, shtyhet sërish seanca në Kuvendin e Kosovës

    Shqiptari përplas për vd*kje me “Mercedes” te moshuarin italian dhe arratiset, karabinierët e kapin gjatë ndjekjes

    Klubi i Premier Ligës rrezikon rënien nga kategoria, Barcelona i shënjestron 5 lojtarë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Nga abuzimi s*ksual, dh*na dhe përndjekja, disa të arrestuar në Tiranë në 24 orë

    October 30, 2025

    TIRANË– “Blutë” e Tiranës kanë arrestuar në Kryeqytet disa persona në 24 orët e fundit. Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, kapën dhe ndaluan shtetasin I. P., 34 vjeç, të cilit Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”. Specialistët për Hetimin e Kr*mit Kibernetik shpallën në kërkim shtetasen F. N., pasi dyshohet se shqetëson një 26-vjeçare, nëpërmjet një llogarie false që ka hapur me kredencialet e saj. Punohet për kapjen e shtetases F. N.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për: -tre 17-vjeçarë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur një bashkëmoshatar të tyre;

    -shtetasin A. H., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka hedhur lëndë piroteknike, gjatë ndeshjes së futbollit “Tirana-Elbasani”.

    NJOFTIMI I POLICISË:
    Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

    Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me specialistët e Sektorit për Krimet e Rënda, kapën dhe ndaluan shtetasin I. P., 34 vjeç, të cilit Gjykata i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

    Specialistët për Hetimin e Krimit Kibernetik shpallën në kërkim shtetasen F. N., pasi dyshohet se shqetëson një 26-vjeçare, nëpërmjet një llogarie false që ka hapur me kredencialet e saj. Punohet për kapjen e shtetases F. N..

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 1 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
    -tre 17-vjeçarë, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur një bashkëmoshatar të tyre;
    -shtetasin A. H., 31 vjeç, pasi dyshohet se ka hedhur lëndë piroteknike, gjatë ndeshjes së futbollit “Tirana-Elbasani”.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 3 arrestuan shtetasin A. R., 65 vjeç, pasi nga verifikimet rezultoi se shfrytëzonte një hapësirë publike, si vendparkim automjetesh, dhe dyshohet se nuk lëshon kupon tatimor për automjetet që parkohen aty.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 4:
    -arrestuan shtetasin A. F., 38 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj babait të tij;
    -arrestuan shtetasin S. Xh., 30 vjeç, pasi dyshohet se ka kanosur nëpërmjet thirrjeve telefonike, bashkëshorten e tij, të cilën gjithashtu ka tentuar ta takojë, në kundërshtim me urdhrin e mbrojtjes që ajo ka ndaj tij;
    -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin E. Ç., pasi dyshohet se për motive të dobëta, ka kanosur shtetasen N. N.;
    -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. L., pasi dyshohet se me vetëgjyqësi, ka zënë një garazh në pronësi të një shtetasi tjetër;
    -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen R. P., për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 5:
    -arrestuan shtetasin F. B., 48 vjeç, si dhe u referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin T. Xh., 37 vjeç, pasi shtetasi F. B. dyshohet se ka kryer marrëdhënie seksuale me dhunë, me një shtetas të mitur, i cili ishte i punësuar në menyrë të kundërligjshme, nga shtetasi T. Xh.;
    -referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin K. L., për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 6 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për:
    -shtetasin Xh. U., pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke;
    -2 të mitur, pasi dyshohet se për motive të dobëta, kanë goditur me grushte, një të mitur;
    -shtetasi O. A., 22 vjeç, për veprën penale “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”;
    -shtetasit L. L. dhe A. A., pasi u kapën duke hedhur fishekzjarre.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 7 referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin B. M., pasi dyshohet se ka pushtuar një sipërfaqe toke.

    Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Krujë referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit B. B. dhe E. L., pasi dyshohet se nuk i kishin pajisur subjektet e tyre, me dokumentacion e nevojshëm për ushtrimin e aktivitetit.

    Specialistët e qarkullimit rrugor arrestuan shtetasen P. Xh., 40 vjeçe, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.

    Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme./Radar.al 

    disa të arrestuar Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Ngërçi për zgjedhjen e Presidentit, shtyhet sërish seanca në Kuvendin e Kosovës

    April 28, 2026

    Shqiptari përplas për vd*kje me “Mercedes” te moshuarin italian dhe arratiset, karabinierët e kapin gjatë ndjekjes

    April 28, 2026

    Klubi i Premier Ligës rrezikon rënien nga kategoria, Barcelona i shënjestron 5 lojtarë

    April 28, 2026

    Goditet një tjetër call center në Tiranë/ Arrestohet 25-vjeçarja, mashtronte shtetas të huaj me bursa fiktive

    April 28, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Zbuloni çfarë kanë parashikuar yjet sot për ju, horoskopi 27 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 24 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.