Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Kjo tragjedi mund të ishte parandaluar”: Familjari i çiftit të vrarë akuzon institucionet pas vrasjes në Roskovec

    Fëmijët nën 3 vjeç pa telefona dhe tableta: Italia propozon ligjin e ri

    Nga Beethoven te shpendët: Ja si mund të duken kartëmonedhat e ardhshme të euros

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Dumani e ftoi të bëhet “bashkëpunëtor” i drejtësisë, Arben Ahmetaj i përgjigjet kreut të SPAK

    October 28, 2025

    TIRANË– Ish-ministri socialist Arben Ahmetaj ka reaguar pas thirrjes që kreu i SPAK, Altin Dumani i cili dje në Kuvend bëri me dije se e fton ish-zëvendësministrin e Ramës të bëhet “bashkëpunëtor” i drejtësisë, lidhur me akuzat që Ahmetaj ka bërë publikisht ndaj ish-kolegëve të tij socialistë.

    Përmes një lidhje telefonike me gazetarin Çim Peka, në televizionin Syri, Ahmetaj tha se nuk ka për çfarë të bëhet bashkëpunëtor, pasi bashkëpunëtor bëhet ai që ka kryer një krim.

    “Edhe në teknikën ligjore, bashkëpunëtor quhet dikush që ka kryer krim. Siç ka rëndomë Altin Dumani disa dumanë që i ka rëndomë aty. Unë nuk kam pse të jem bashkëpunëtor se nuk kam kryer asnjë krim. Nuk po flas për prezumimin e pafajësisë, që ai i drejtohet parlamentit, unë jam shembull jo i dy, por i dhjetë standardeve.”– deklaroi Ahmetaj.

    Ish-ministri socialist tha më tej se ai ka qenë përballë Dumanit kur hetohej prej tij, por kreu i SPAK “nuk i bëri asnjë pyetje”. Ahmetaj e akuzoi Dumanin për standarde të shumëfishta dhe se merr urdhra nga qeveria.

    “E dyta, unë kam qenë në SPAK. Altin Dumani nuk ka guxuar të më bëjë asnjë pyetje. E ka marrë me zell dhe dhunë çështjen time, dhe erdhi aty dhe nuk më bëri asnjë pyetje. Për çfarë jam bashkëpunëtor unë? Për çfarë krimi? Reforma në drejtësi ka si strumbullar të dështimit, Altin Dumanin që është jo më me dy standarde, por sipas qejfit dhe urdhrit politik. Kush është armik i Ramës arrestohet… Po mirë, çfarë indicie ka marrë, për Thumanë-Kasharin që është bërë pa tender? Që është ndryshuar formati i koncesionit dhe paguajnë shqiptarët 1.3 miliardë? Çfarë indicie ka marrë për IPARD-in? Çfarë arsye ka që Onkologjiku, në vend t’i shërojë, nuk interesohet për të? Çfarë arsye ka për rimbursimin e barnave? Pse nuk merret me inceneratorin e Tiranës? Ku janë paratë, te zyra ime janë?”– deklaro i Ahmetaj.

    Më pas, Ahmetaj bëri edhe një deklaratë të çuditshme, kur tha se e kanë dashur në burg, që ta kishin të vdekur. “Më kanë dashur të varur dhe të vdekur, prandaj donin që të shkoja në burg.“-u shpreh ai./Radar.al

    ARBEN AHMETAJ cim peka
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Kjo tragjedi mund të ishte parandaluar”: Familjari i çiftit të vrarë akuzon institucionet pas vrasjes në Roskovec

    July 25, 2026

    Fëmijët nën 3 vjeç pa telefona dhe tableta: Italia propozon ligjin e ri

    July 25, 2026

    Nga Beethoven te shpendët: Ja si mund të duken kartëmonedhat e ardhshme të euros

    July 25, 2026

    9 zakone të njerëzve kursimtarë që në fakt i varfërojnë pa e kuptuar

    July 25, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Saturni hyn në prapavijë: 4 shenja të horoskopit përballen me muaj të vështirë

    Horoskopi 24 Korrik 2026, parashikimi i yjeve për ditën e sotme

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.