Dhjetë persona, tetë burra dhe dy gra, u përballën sot në gjyq në Paris, të akuzuar për ngacmim online ndaj zonjës së parë të Francës, Brigitte Macron.
Ata akuzohen për postime keqdashëse që lidhen me gjininë e saj dhe diferencën e moshës me presidentin Emmanuel Macron, disa prej të cilave përmbanin akuza të pabaza për pedofili. Ngacmimi online ka lidhje me një teori konspirative që qarkullon që nga zgjedhja e Macron në vitin 2017, sipas së cilës Brigitte Macron dyshohet të jetë një grua transgjinore që ka lindur mashkull.
Gjyqi pritet të zgjasë dy ditë, ndërsa data e vendimit ende nuk është bërë e ditur. Brigitte Macron kishte depozituar ankesën për ngacmim online në gusht 2024, që çoi në arrestimin e përkohshëm të të dyshuarve, të moshës 41–60 vjeç.
Të akuzuarit rrezikojnë deri në dy vite burg. Ky rast vjen pas një padie tjetër të Macronëve në korrik ndaj podkasteres amerikane Candace Owens, e akuzuar për shpifje mbi Brigitte Macron.


