Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Unë tradhtar?!”, Rama nga Fieri i përgjigjet protestuesve: Në Serbi ua thashë në sy se Kosova është e pavarur

    Rama nga Fieri: Së shpejti universitet mjekësie me standarde të larta (Mesazh edhe për të rinjtë protestues)

    Papa Leo në fluturim drejt Barcelonës, përshëndet pilotët në kabinë, moment simbolik gjatë vizitës në Spanjë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Daku: Fitorja ndaj Serbisë, më e madhja në karrierë. Fantastike që Shqipëria dhe Kosova të jenë në Botëror

    October 27, 2025

    Shqipëria do të luajë shanset e saj në nëntor, ku do të përballet fillimisht ndaj Andorrës në transfertë e më pas do të presë në Tiranë skuadrën e Anglisë, për të mbyllur kualifikueset e Botërorit. Për “Panorama Sport”, ka folur sulmuesi i kuqezinjve, Mirlind Daku i cili u shpreh se Shqipëria sheh veç nga ndeshja e radhës, duke e cilësuar njëkohësisht fitoren në Serbi si më të rëndësishmen në karrierë.

    Pesë fitore, dy barazime në shtatë ndeshjet e fundit. Si e sheh ecurinë e Kombëtares në këtë periudhë?

    Mendoj se vetë rezultatet tregojnë qartë punën që po bëjmë. Kemi kaluar një periudhë të mirë, me përkushtim dhe sakrifica, dhe kjo po reflektohet në fushë. Shpresoj që të vazhdojmë në të njëjtin ritëm edhe në dy ndeshjet e fundit, që ta mbyllim këtë cikël sa më bukur dhe t’i bëjmë të gjithë shqiptarët krenarë.

    Si e përjetove personalisht fitoren kundër Serbisë?

    Për mua është fitorja më e madhe në karrierën time. Duke marrë parasysh gjithçka, rrethanat, historinë e gjithçka tjetër, e konsideroj si fitoren më të bukur dhe të veçantë.

    Kosova ecën në një rrugë të ngjashme me Shqipërinë. Mendon se është gati për në play-off?

    Po, mendoj se Kosova e meriton plotësisht të jetë në garë për play-off. Uroj me gjithë zemër që ta realizojë këtë ëndërr, sepse do të ishte një arritje historike. Do të ishte fantastike që si Shqipëria ashtu edhe Kosova të ishin në një Kampionat Botëror./PanoramaSport

    fitorja ndaj serbise kosova Mirlind Daku Shqiperia
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Unë tradhtar?!”, Rama nga Fieri i përgjigjet protestuesve: Në Serbi ua thashë në sy se Kosova është e pavarur

    June 9, 2026

    Rama nga Fieri: Së shpejti universitet mjekësie me standarde të larta (Mesazh edhe për të rinjtë protestues)

    June 9, 2026

    Papa Leo në fluturim drejt Barcelonës, përshëndet pilotët në kabinë, moment simbolik gjatë vizitës në Spanjë

    June 9, 2026

    Rama për protestat në Zvërnec: Ambientalistët pseudo ia hodhën në kurriz edhe PS-së

    June 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.