Një 37-vjeçar me iniciale V. K., banues në Tiranë, është arrestuar në Durrës gjatë tentativës për të vjedhur një automjet. Kapja e tij u realizua në flagrancë, si pjesë e operacionit të policisë.
Hetimet kanë treguar se i arrestuari është autor i disa vjedhjeve me thyerje të automjeteve në lagjet 6, 8 dhe 12 të qytetit të Durrësit. Ai ka vjedhur 5 automjete, duke marrë paratë, laptopët dhe sende të tjera personale të pronarëve.
Materialet procedurale i janë dorëzuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Durrës, ndërsa hetimet vijojnë për të zbardhur edhe vjedhje të tjera të ngjashme që dyshohet se janë kryer nga V. K.


