Një kabinë ku ndodheshin matësat e energjisë elektrike u përfshi nga flakët mbrëmjen e sotme në hyrje të një pallati 5-katësh në lagjen “Liri Gero” në Fier.
Ngjarja shkaktoi panik tek banorët, të cilët njoftuan menjëherë Shërbimin e Zjarrfikësve. Falë ndërhyrjes së shpejtë, flakët u neutralizuan dhe u evitua përhapja e tyre në pjesët e tjera të pallatit.
Dyshimet e para tregojnë se shkak mund të ketë qenë mbingarkesa në rrjetin elektrik, ndërsa hetimet për sqarimin e plotë të ngjarjes vijojnë.


