Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Trump zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2026: SHBA paralajmëron për kërcënime ndaj stabilitetit të rajonit

    MIA: Informacionet e pasakta në mediat ndërkombëtare po ndikojnë te imazhi, investimet dhe turizmi në Shqipëri

    Debat i ashpër mes Metës dhe Kryemadhit në gjyq, përplasje edhe me Tedi Blushin: Edhe babai im të çohet nga varri…

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Dëmtoi veten dhe policen në komisariat/ Zbulohen detaje tronditëse, 16-vjeçarja kishte lidhje me “të fortin” e Lezhës, i kishte vënë pas dy “roje”

    October 21, 2025

    Ngjarja e rëndë që tronditi Tiranën ditën e sotme merr përmasa edhe më shqetësuese. Burime nga grupi hetimor bëjnë me dije se e mitura 16-vjeçare, e cila plagosi veten me një copë xhami dhe kafshoi një punonjëse policie brenda komisariatit, ndodhej në gjendje të rënduar psikologjike, pasi ndjehej e përndjekur.

    Sipas hetimeve paraprake, pas saj dyshohet se fshihej Jetmir Llanaj, 46 vjeç, i njohur si “i forti” i Lezhës, aktualisht në burg për veprimtari kriminale.
    E mitura kishte qenë në një lidhje romantike me Llanajn përpara arrestimit të tij në muajin mars.
    Pas ndarjes, vajza kishte nisur një marrëdhënie të re – diçka që Llanaj nuk e kishte pranuar.
    Nga qelia, ai dyshohet se i kishte vënë “roje” për ta ndjekur dhe kontrolluar lëvizjet e saj.

    Policia ka referuar materialet në Prokurori, ndërsa po hetohet për identifikimin e personave që e përndiqnin vajzën me urdhër të Llanajt.
    Burime thonë se 16-vjeçarja kishte shfaqur shenja të frikës dhe tronditjes, ndërsa incidenti në komisariat ndodhi pas një shpërthimi emocional të rëndë.

    Kush është Jetmir Llanaj – “i forti” me të kaluar të përgjakshme
    Jetmir Llanaj është një emër i njohur për policinë dhe drejtësinë shqiptare.
    Ai u arrestua më 3 mars 2025 nga policia e Kurbinit, si pjesë e një hetimi për gjobëvënie ndaj bizneseve dhe përdorim të të miturve për dërgimin e mesazheve kërcënuese.

    Por historia e tij kriminale është shumë më e hershme. Në verën e vitit 2012, pas vrasjes së djalit të tij 9-vjeçar, Indrit Llanaj, nis një hasmëri e përgjakshme mes familjeve Llanaj dhe Shkreta, që solli disa viktima.

    Llanaj dhe vëllai i tij Muharrem Llanaj u dënuan me nga 25 vite burg për vrasjen e Mark Shkretës, 71 vjeç, babait të autorëve të dyshuar të vrasjes së djalit të tij.
    Në nëntor 2012, Jetmir Llanaj u dyshua edhe për atentatin në fshatin Shpërdhet të Fushë-Mamurrasit, ku mbeti i vrarë Gentian Shkreta, një tjetër anëtar i familjes rivale.

    Pas disa ulje dënimi në apel, ai kishte dalë në liri prej disa muajsh, derisa u arrestua sërish në mars të këtij viti për gjobëvënie.

    Ndaj 16-vjeçares janë referuar materialet në Prokurorinë e Tiranës, ndërsa po hetohet për rrethanat e ngjarjes në komisariat dhe për personat që e kanë ndjekur me urdhër të Llanajt.
    Burime thonë se vajza ndodhet nën kujdes mjekësor dhe psikologjik, ndërsa hetimet janë në vijim për të zbardhur nëse ajo ishte nën presion apo kërcënim të drejtpërdrejtë.

    16-vjeçarja Jetmir Llanaj Komisariat Policja
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Trump zgjat emergjencën kombëtare për Ballkanin Perëndimor deri në vitin 2026: SHBA paralajmëron për kërcënime ndaj stabilitetit të rajonit

    June 24, 2026

    MIA: Informacionet e pasakta në mediat ndërkombëtare po ndikojnë te imazhi, investimet dhe turizmi në Shqipëri

    June 24, 2026

    Debat i ashpër mes Metës dhe Kryemadhit në gjyq, përplasje edhe me Tedi Blushin: Edhe babai im të çohet nga varri…

    June 24, 2026

    Rama për investimin në Zvërnec: Ka faktorë të jashtëm që nuk e duan zhvillimin e këtij projekti

    June 24, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    “Disa sekrete…”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

    Parashikimi i horoskopit 19 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.