Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Kampionë të lirisë

    Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë, arrestohet një 40-vjeçar në Malin e Zi

    Trump dhe Pezeshkian nënshkruajnë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Iran

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    “BE është spital me 27 doktorë, sepse njëri u çmend!”, Rama në Londër ‘thumb’ për Britaninë e Madhe dhe Suella Braverman: Nëse të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh

    October 21, 2025

    Kryeministri Edi Rama ka marrë pjesë sot në panelin e Chatham House në Londër, ku diskutimi ishte për “Ballkanin Perëndimor dhe Bashkimin Europian”.
    Me stilin e tij karakteristik ironik, Rama nuk kurseu batutat ndaj Bashkimit Europian dhe ish-ministres britanike të Brendshme, Suella Braverman.

    “Procesi është teknik nga njëra anë dhe politik nga ana tjetër,” tha Rama. “Një gjë është e qartë — s’mund të kesh mbështetje politike nëse nuk përmbush aspektin teknik. Europa është si një spital me 28 doktorë… ishin 28, por njëri u çmend,” – shtoi ai, duke iu referuar daljes së Britanisë nga BE.

    Kreu i qeverisë theksoi se disa prej vendeve anëtare të BE-së nuk e kanë mbështetur gjithmonë Shqipërinë në procesin e integrimit:
    “Disa nga këta doktorë nuk na mbështesin, ndërsa tani na thonë jeni pararendës dhe pararojë. U them të mos e thonë shpesh, sepse kjo nxit xhelozi në rajon.”

    Duke iu rikthyer me humor polemikave të dikurshme për emigracionin shqiptar në Britani, Rama kujtoi edhe qëndrimet e ish-ministres Braverman:
    “Problemi për britanikët nuk janë shqiptarët — ata u përdorën si kokë turku për largimin nga BE. Më kujtohet Suella Braverman me deklaratat për emigrantët e paligjshëm… Ku është tani ajo? Nëse të mallkojnë shqiptarët, zhdukesh!”.

    BE Edi rama londer
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Kampionë të lirisë

    June 18, 2026

    Atentati ndaj çiftit Mujeci në Lezhë, arrestohet një 40-vjeçar në Malin e Zi

    June 18, 2026

    Trump dhe Pezeshkian nënshkruajnë marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Iran

    June 18, 2026

    Kuvendi mblidhet sot në seancë plenare, në rend dite amnistia dhe ndryshimet në Kodin rrugor

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.