Fondi për organizimin e zgjedhjeve të pjesshme në pesë bashki do të jetë 1.6 milionë euro, pas pezullimit të garës për bashkinë e Tiranës.
Lajmin e bëri të ditur kreu i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ), Ilirjan Celibashi.
Bashkitë ku do të zhvillohen këto zgjedhje janë: Vlora, Tepelena, Mati, Cerrik dhe Berati.


