Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia”/ Me çantën plot me dokumente, Kryemadhi paraqitet në GJKKO

    Falsifikuan dokumente dhe tjetërsuan prona, ekzekutohen 14 masa sigurie në Dibër

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Sot drejt Serbisë, për të bërë… dopietën historike! Silvinjo planifikon formacionin pa surpriza

    October 10, 2025

    Serbi-Kombëtarja luan të shtunën ndeshjen më të rëndësishme për kualifikueset e Botërorit 2026, ku përballë do të ketë Serbinë.

    Sfida e shumëpritur për të dyja skuadrat, do të zhvillohet në stadumin e Leskovcit, duke nisur nga ora 20:45. Silvinjo ka zhvilluar pasditen e djeshme stërvitjen e fundit në Tiranë, teksa sot skuadra ka lënë Shqipërinë, për t’u zhvendosur në Nish, aty ku edhe do të qëndrojnë të grumbulluar për sfidën.

    Pasditen e sotme, do të zhvillohet seanca e fundit stërvitore në Serbi dhe konferenca për shtyp e trajnerit, teksa braziliani tashmë duket se e ka ndarë mendjen për formacionin e mundshëm që pritet të zbresë në fushë mbrëmjen e së shtunës.

    GJENDJA E SKUADRËS- Ndryshe nga ndeshja e shkuar ndaj Letonisë kur kuqezinjtë humbën disa ditë gjatë grumbullimit, këtë herë gjërat kanë shkuar mirë dhe të gjithë futbollistët e grumbulluar, janë një gjendje optimale. Veç kësaj, shumë nga lojtarët në listë, po kalojnë momente të mira me skuadrat e tyre, duke u kthyer në protagonistë me gola e jo vetëm. Të vetmet mungesa, mbeten ato të Ismajlit, Kumbullës e Pajazitit, me këtë të fundit që u zëvendësua nga Nazmi Gripshi.

    FORMACIONI I MUNDSHËM- Sa i përket formacionit, Silvinjo do të bëjë provat e fundit në Leskovc ditën e sotme dhe pritet të ndajë edhe 11-shën startuese, megjithëse shpesh herë, tekniku brazilian e ndan ditën e ndeshjes gjatë analizës së paradite. Në portë, nuk ka dyshime dhe Strakosha do të jetë titullar, i ndihmuar në mbrojtje nga Hysaj në të djathtë e Mitaj në të majtë. Në qendër, opsionet janë të pakta, ku titullarë mbeten Ajeti dhe Gjimshiti. Sa i përket mesfushës, Ramadani është sërish me skuadrën dhe pritet ta nisë titullar së bashku me Asllanin dhe Shehun, ndërkohë që treshja e sulmit mund të ketë ndryshim. Në të djathtë, Broja është titullar dhe në qendër të sulmit, me shumë gjasa do të jetë Rei Manaj, ndërkohë që në të majtë, ka një balotazh mes Nedim Bajramit dhe Arbër Hoxhës, me këtë të fundit më të avantazhuar. Hoxha po kalon një moment të mirë me skuadrën e tij, ndryshe nga Bajrami që nuk po arrin të përshtatet me Rejnxhërs dhe minutat i ka pasur me pikatore.

    Kombetarja Silvinjo
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia”/ Me çantën plot me dokumente, Kryemadhi paraqitet në GJKKO

    June 18, 2026

    Falsifikuan dokumente dhe tjetërsuan prona, ekzekutohen 14 masa sigurie në Dibër

    June 18, 2026

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    June 18, 2026

    Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.