Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Ekonomi

    Çmimet e eksportit të zarzavateve shqiptare në gusht, rritje vetore 5.2%

    October 8, 2025

    Teksa sektori bujqësor në vendin tonë është në rënie, eksportet e prodhimeve bujqësore janë rritur si në vlerë, ashtu edhe në sasi këtë vit. Ky zhvillim lidhet me strukturimin e bujqësisë, ku shumë ferma të vogla po falimentojnë, ndërsa fermat e mëdha në sera po konsolidohen dhe po e orientojnë prodhimin drejt eksportit.

    Nga përpunimi i të dhënave zyrtare të INSTAT, rezulton se çmimi mesatar i eksportit për një kilogram zarzavate u rrit nga 84.6 lekë në gusht 2024, në 89.1 lekë për kilogram në gusht 2025, me një rritje prej 5.2%. Sipas të dhënave, eksportuesit përfituan si nga zgjerimi i volumit, ashtu edhe nga çmimet më të favorshme në tregjet e jashtme.

    Gjatë muajit gusht u eksportuan mbi 5,413 tonë zarzavate, nga 3,089 tonë në të njëjtin muaj të vitit 2024, duke shënuar një rritje prej 75% të sasisë së eksporteve. Në vlerë monetare, eksportet arritën në rreth 482 milionë lekë, krahasuar me 261 milionë lekë në gushtin e vitit të kaluar, me një rritje vjetore prej 84%. Rritja në vlerë, përveç sasisë më të lartë, i atribuohet edhe çmimeve më të mira për prodhimet vendase në tregjet e eksportit këtë vit.

    Aktorët e tregut shpjegojnë se eksportet e prodhimeve bujqësore janë përqendruar gjithnjë e më shumë te tregjet ku çmimet janë më të larta, duke u orientuar drejt kontratave më fitimprurëse. Përmirësimet në logjistikë dhe transport drejt BE-së kanë lehtësuar aksesin në tregje më të mëdha.

    Zarzavatet përfshijnë një gamë të gjerë nënproduktesh (domate, speca, kastravecë etj.). Mundësia që eksportuesit të kenë zgjeruar gamën apo përmirësuar cilësinë (p.sh. përmes standardeve të certifikimit të kërkuara nga BE-ja) ka ndikuar në çmime më të favorshme. Gjithashtu, rritja e kërkesës për disa produkte si bostanorët dhe lakrat ka nxitur zgjerimin e gjeografisë së eksporteve në vendet e BE-së.

    Zinxhiri i eksporteve dhe logjistika janë përmirësuar ndjeshëm pas pandemisë. Konkurrenca mes kompanive eksportuese të produkteve të freskëta është rritur, duke shtuar numrin e operatorëve që synojnë të hapin tregje të reja në vendet nordike, ku çmimet për produktet e freskëta janë më të larta.

    Ndërkohë që eksportet e prodhimeve bujqësore po rriten, bujqësia si sektor është në vitin e pestë të rënies. Prej vitesh, fermat e vogla familjare, bujqësore dhe blegtorale po falimentojnë si pasojë e tkurrjes së popullsisë në fshat. Shumë prej tyre, që më parë prodhonin për autokonsum, tashmë janë kthyer në konsumatorë të produkteve të importit. Nga ana tjetër, bizneset e konsoliduara në sera po përfitojnë nga rritja e kërkesës së huaj për prodhimet shqiptare dhe po zgjerojnë aktivitetin./Monitor

    Bujqesia çmimet e eksportit Zarzavatet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Alarm te Gjermania para Botërorit, dëmtohet talenti i ri i Bayernit, shqetësohet Nagelsmann

    June 5, 2026

    BBC: Krijohet vaksina e parë në botë e projektuar nga inteligjenca artificiale

    June 5, 2026

    Putin refuzon takimin me Zelenskyn: Nuk shoh arsye për një takim në këtë moment

    June 5, 2026

    BE vlerëson progresin e Shqipërisë: Pas Malit të Zi, vendi i radhës drejt anëtarësimit

    June 5, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Maj 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.