Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Afati po mbaron/ Haxhiu thirrje partive: Konsensus për presidentin, të shmangen zgjedhjet e reja

    Përplasje SHBA-Iran për Hormuzin, reafon Teherani: Bllokada është akt agresioni

    Gjithçka gati ne Islamabad/ JD Vance udhëheq raundin e dytë të negociatave SHBA-Iran në Pakistan

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Egjipt: Negociata për planin e paqes të SHBA-së për Gazën

    October 7, 2025

    Sipas njoftimeve të mediave në Egjipt kanë nisur negociatat indirekte mbi planin e Presidentit Trump për Gazën. Po ashtu mediat njoftojnë se Presidenti Putini telefonoi me Netanyahun rreth planit të Trumpit për Gazën.

    Në Sharm el-Sheikh të Egjiptit kanë filluar negociatat indirekte midis Izraelit dhe organizatës militante islamike palestineze Hamas mbi planin e paqes të SHBA-së për Rripin e Gazës. Grupi televiziv Al-Kahera News, i cili është i afërt me Shërbimin Sekret Egjiptian, njoftoi se delegacionet kanë diskutuar rreth “kushteve themelore” për lirimin e pengjeve dhe të burgosurve. Sipas raportimeve të medias delegacioni i Hamasit kishte zhvilluar tashmë bisedime fillestare me ndërmjetës nga Kataridhe Egjipti. Plani i paqes i Presidentit të SHBA-sëDonald Trump përfshin, ndër të tjera, lirimin e të gjithë pengjeve të mbajtura nga Hamasi, në këmbim të lirimit të të burgosurve palestinezë nga Izraeli.

    Putin: Një shtet i pavarur palestinez komponent qendror

    Sipas të dhënave të Kremlinit Presidenti rus, Vladimir Putin, zhvilloi një bisedë telefonike me Kryeministrin izraelit Benjamin Netanyahu në lidhje me planin e paqes të Presidentit të SHBA-së Donald Trump për Gazën. Sipas një deklarate qeveritare të Moskës biseda e tyre telefonike u përqendrua në “zhvillimet aktuale në Lindjen e Mesme, duke përfshirë edhe kontekstin e planit të Presidentit të SHBA-së për normalizimin në Rripin e Gazës”.

    Putini e vlerësoi planin e paqes të Trumpit për Rripin e Gazës dhe shprehu shpresën e tij se ky plan do të zbatohet me sukses. Në të njëjtën kohë kreu i Kremlinit theksoi se Moska e sheh krijimin e një shteti të pavarur palestinez si një komponent qendror të një zgjidhjeje paqeje përLindjen e Mesme.

    Netanyahu dhe Putin diskutuan gjithashtu edhe për programin bërthamor iranian dhe mënyrat për të stabilizuar Sirinë./DW

    Egjipt Gaza SHBA
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Afati po mbaron/ Haxhiu thirrje partive: Konsensus për presidentin, të shmangen zgjedhjet e reja

    April 19, 2026

    Përplasje SHBA-Iran për Hormuzin, reafon Teherani: Bllokada është akt agresioni

    April 19, 2026

    Gjithçka gati ne Islamabad/ JD Vance udhëheq raundin e dytë të negociatave SHBA-Iran në Pakistan

    April 19, 2026

    Zjarr i madh në landfillin e Bushatit, ndërhyrje emergjente për shuarjen e flakëve

    April 19, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit 17 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.