Reperi i njohur Getinjo mesa duket ka nisur një kapitull të ri në jetën e tij private, duke përjetuar një lidhje të re dashurie.
Lajmin e ka ndarë vetë këngëtari me ndjekësit e tij në Instagram, ku ka publikuar një fotografi pranë vajzës që aulodhet t’I ketë rrëmbyer zemrën.
Nondëse Getinjo ka vendosur të mbajë fshehur fytyrën e saj, duke i vendosur një ‘emoji’ ata duken shumë të lumtur krah njëri-tjetrit.
Kujtojmë se reperi ka qenë në një lidhje për disa muaj me Vivien Thano, një nga ish-banorët e Big Brother VIP Kosova 1. Lidhja e tyre ishte një nga më të përfolura gjatë kohës së qëndrimit të tyre në shtëpinë e Big Brother, dhe përfundimi i marrëdhënies së tyre u përfol për një kohë të gjatë në media.



