Janë zbardhur rezultatet e ekspertizës ligjore që përcaktojnë shkakun e vdekjes së Gjergj Tushës, i cili u gjet i pajetë një ditë më parë në Lezhë.
Ekspertët kanë konfirmuar se plagët në trupin e viktimës nuk janë shkaktuar nga armë zjarri, por nga dëmtime të forta fizike, përfshirë thyerje brinjësh. Hetimet tregojnë se në momentin e ngjarjes Tusha ndodhej në zonën e bagëtive dhe dyshohet se është goditur për vdekje nga demi që ruante.
Dyshimet janë forcuar pasi në brirët e demit janë gjetur njolla gjaku.
Edhe bashkëshortja e viktimës ka dëshmuar se kafsha kishte treguar shenja agresiviteti më parë:
“Demi ishte i egër, e kisha paralajmëruar që të bëhej i kujdesshëm,” ka deklaruar ajo para hetuesve.


