Kryeministri Edi Rama ndodhet këtë të hënë në Francë për një vizitë zyrtare.
Shefi i qeverisë do të zhvillojë një takim me Presidentin francez, Emmanuel Macron, rreth orës 13:00 në Pallatin Élysée.
Ende nuk janë bërë publike detaje të mëtejshme mbi axhendën e takimit, por një nga temat kryesore që pritet të diskutohet është procesi i integrimit europian të Shqipërisë dhe ecuria e negociatave me Bashkimin Evropian.
Më 17 qershor, Parlamenti Evropian miratoi progres-raportin për Shqipërinë, duke rikonfirmuar mbështetjen për procesin e integrimit europian të vendit..


