Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Përplasje e ashpër në Kuvend, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca pas debateve me ministrin Malaj

    Shqipëria U-19 për vajza mëson kundërshtaret në kualifikueset e Europianit 2027, kuqezinjtë në grup me Letoninë, Qipron dhe Moldavinë

    Britani/ Zjarri shkatërron mini-kopshtin zoologjik, digjen pothuajse të gjitha kafshët

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Goditet call center në Tiranë që mashtronte qytetarët evropianë, arrestohet administratori dhe bashkëpunëtori (Emrat)

    October 4, 2025

    Finalizohet operacioni policor “SCAMS”, ku u arrestuan dy persona për mashtrimin e qytetarëve evropianë përmes investimeve të rreme në bursa.

    Në pranga ranë Kejsi Përgjegji, administratori i call center-it, dhe Marjus Hysa, bashkëpunëtori i tij. Gjatë kontrollit, policia sekuestronte mbi 106,710 euro dhe 700,000 lekë të rinj, si dhe 51 kompjuterë, 14 telefona celularë, si dhe lista me klientët dhe shumën e përfituar nga mashtrimi.

    Sipas njoftimit të policisë, në ambientet e subjektit punonin 38 operatorë, të cilët bindnin qytetarët të investonin në bursa fiktive dhe përfitonin përmes mashtrimit. Listat dhe dokumentacioni i gjetur tregojnë se vetëm për muajin tetor operatorët kishin objektiv të përvetësimit të 1.5 milionë eurove.

    Operacioni u zhvillua nga Sektori për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, me mbështetjen e forcës speciale “Shqiponjat”. Materialet procedurale janë dërguar në Prokurorinë e Tiranës për veprime të mëtejshme për veprat penale: “Mashtrim me pasoja të rënda”, “Punësim i paligjshëm”, “Fshehje të ardhurash”, “Mospagim taksash” dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”.

    Njoftimi i policisë:
    Specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare, në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për goditjen e krimeve ekonomike dhe financiare, bazuar në informacionet e marra se në rrugën “Bardhok Biba”, në një subjekt të licencuar për marketing, suport dhe konsulence në çdo veprimtari të ligjshme në territorin e Republikës së Shqipërisë dhe jashtë saj, po ushtrohej veprimtari e kundraligjshme e Call Centerit me qëllim mashtrimin e qytetarëve evropianë, kanë organizuar dhe finalizuar operacionin policor të koduar “SCAMS”.

    Në kuadër të operacionit, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Ekonomike dhe Financiare në DPPSH, me mbështetjen e Forcës së Posaçme “Shqiponjat” në DVP Tiranë, kanë ushtruar kontroll në ambientet e një subjekti me administrator shtetasin K. P., 28 vjeç, banues në Tiranë.

    Gjatë kontrollit u konstatuan 38 operatorë, të cilët dyshohen se mashtronin qytetarë në vende të ndryshme të Evropës për të investuar në bursa fiktive.

    Në ambientet e subjektit u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale:

    65210 euro pa dokumentacion për vërtetimin e burimit; lista e emrave që i ishte vendosur çdo operatori në momentin e prezantimit me viktimën; lista e shumave që secili operator kishte përvetësuar me anë të mashtrimit; lista e objektivave të vendosura nga menaxherët dhe bonuset që merrnin operatorët në bazë të objektivave, ku për muajin tetor ishte 1.5 milionë euro; 51 njësi kompjuterike dhe 14 aparate celular.

    Në vijim të operacionit, janë ushtruar kontrolle në banesat e bashkëpunëtorëve të afërt të shtetasit K. P., dhe nga kontrollet u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale 41500 euro dhe 700.000 lekë të rinj në banesën e shtetasit M. H., 38 vjeç, pa dokumentacion të burimit të të ardhurave.

    Në përfundim të veprimeve të para hetimore, u arrestuan në flagrancë shtetasit K. P. dhe M. H.

    Materialet procedurale do t’i kalojnë Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë për veprime të mëtejshme hetimore për veprat penale “Mashtrim me pasoja të rënda”; “Punësim i paligjshëm”; “Fshehje të ardhurash”; “Mospagim i taksave dhe tatimeve”; dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”.

    Call Center mashtrim policia Tiranë
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Përplasje e ashpër në Kuvend, Agron Shehaj përjashtohet nga seanca pas debateve me ministrin Malaj

    June 11, 2026

    Shqipëria U-19 për vajza mëson kundërshtaret në kualifikueset e Europianit 2027, kuqezinjtë në grup me Letoninë, Qipron dhe Moldavinë

    June 11, 2026

    Britani/ Zjarri shkatërron mini-kopshtin zoologjik, digjen pothuajse të gjitha kafshët

    June 11, 2026

    Kolonjë/ Po mblidhte qershi me të afërmit, 70-vjeçari humb jetën në mënyrë të papritur

    June 11, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për sot, horoskopi 11 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 3 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 29 Maj, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.