Një moment shokues ndodhi gjatë koncerteve të këngëtares Taylor Swift.
Sipas faqes së internetit Puls24, mësohet se familja e 19-vjeçarit u shpërngul nga Vjena në qytetin e Ternitz, aty ku dhe u realizuar arrestimi.
Sipas të njëjtit burim, familja e 19-vjeçarit, kanë nënshtetësi austriake, porme origjinë janë nga Maqedonia e Veriut dhe i kanë rrënjët në Shqipëri.
Xhihadisti që kreu një sulm terrorist në Vjenë më 2 nëntor 2020, ishte me origjinë nga Maqedonia e Veriut, duke rezultuar në katër të vdekur dhe 23 të plagosur . Sipas informacioneve, 19-vjeçari së fundmi mund të jetë ndikuar nga fqinjët e tij ekstremistë, ku papritur një ditë u shfaq me mjekër si talebanët.
Sipas të njëjtave dëshmi, ata kishin parë edhe një grua me burka në banesën e 19-vjeçarit.
Mediat austriake raportojnë gjithashtu se 19-vjeçari punonte në një laborator dhe dyshohet se vidhte kimikate që mund të përdoreshin për të bërë eksplozivë. Kimikatet e tilla janë gjetur në shtëpinë e 19-vjeçarit dhe janë duke u ekzaminuar. Përveç 19-vjeçarit, autoritetet austriake, të cilat, sipas Bild, u informuan për goditjen e planifikuar nga një shërbim sekret i huaj, ku arrestuan dy 17-vjeçarë si të dyshuar për të njëjtin sulm të planifikuar.


