Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia”/ Me çantën plot me dokumente, Kryemadhi paraqitet në GJKKO

    Falsifikuan dokumente dhe tjetërsuan prona, ekzekutohen 14 masa sigurie në Dibër

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Sport

    Konferenca e Silvinjos/ “Më pëlqen Gripshi”, Trajneri i Kombëtares zbulon pse nuk e ftoi Mehmetin

    October 3, 2025
    Konferenca e Silvinjos/ "Më pëlqen Gripshi”, Trajneri i Kombëtares zbulon pse nuk e ftoi Mehmetin
    Silvinjo

    TIRANË-Kombëtarja e Shqipërisë do të luajë këtë muaj ndeshjen vendimtare me Serbinë, që ka vlerë për kualifikueset e Botërorit 2026. FSHF ka publikuar listën me lojtarët e ftuar nga Silvinjo, ndërsa në orën 11:00 mbahet konferenca për shtyp.

    Mungesa e madhe që bie në sy është ajo e Ernest Muçit. Në anën tjetër risia e vetme është Klisman Cake.

    “Pikë së pari, është një listë me 25 lojtarë dhe kemi një situatë pak më ndryshe, e dini që Ismajli pësoi një dëmtim katër ditë më parë, nuk luan në fundjavë, nuk udhëton për ndeshjen ndaj Lacios. Ne presim stafin mjekësor të klubit, të bien dakord me doktorin Stesina, Është i dëmtuar, ët shohim në fundjavë situatën për të kuptuar sa më qartësisht. Nuk ka çfarë të fshihet këtu.

    Besoj absolutisht te lojtarët tonë. Nuk është momenti i eksperimenteve. Është një moment shumë i rëndësishëm i kualifikimit, ne njohim shumë mirë lojtarët. Padyshim që për dëmtim kemi Klisman Caken që hyn në grup. Sepse është momenti i lojtarëve me eksperiencë, jo për ata me 20-21-22 vjet. Besoj shumë te të gjithë, jam absolutisht i kënaqur nga kjo listë lojtarësh të grumbulluar.

    Është një ndeshje shumë e vështirë për të dy skuadrat, e rëndësishme. Ne shkojmë atje në garë, në gjendje për t’u kualifikuar, ata janë të fortë, me shumë eksperiencë. Siç e themi gjithmonë, futbolli luhet 90 minuta, nuk fitohet në 10-15-25. Duhet të bëjmë një ndeshje të plotë 90 minuta, është ndeshje e rëndësishme e jemi të ndërgjegshëm çfarë duhet të bëjmë. Unë kam shumë besim te ky grup. Lojtarët kur janë në këtë nivel besimi dhe një grup që më kënaq, që mund të shkojë kudo e bëjë ndeshje të shumë të bukur, e kemi bërë në Pragë, Varshavë, kudo. Jemi të përqendruar 100% në këtë ndeshje, e përsërit që janë 90 minuta shumë të rëndësishme për ne, për të dy skuadrat”, tha ndër të tjera trajneri.

    A vendos kjo ndeshje nëse shkojmë në Botëror dhe çfarë do i thonit lojtarëve?

    Është një ndeshje shumë e rëndësishme, për të mbetur gjallë në objektivin për t’u kualifikuar në Botëror. Nuk është definitive sepse janë edhe dy të tjera përveçse me Serbinë. Duhet të kalojmë këtë ndeshje, e vështirë sigurisht. Sipas meje është një ndeshje shumë e rëndësishme, duhet të përgatitemi për fitoren si në çdo ndeshje. Nuk është e fundit. Nëse çdo gjë shkon mirë është edhe “play-off”. Objektivi në këtë moment është të përfundojmë në vendin e dytë, Anglia është shumë e fortë. Tani duhet të përqëndrohemi 100% te Serbia.  Është pengesë e vështirë, por që do të japim maksimumin.

    Çfarë duhet të bëjnë më shumë Seferi, Gripshi dhe Mehmeti për t’u përfshirë në skuadër?

    Fillimisht kemi ndeshje të dytë dhe mund të kemi ndryshime. Unë zgjedh për të mos shkuar me 28 lojtarë në Serbi. Preferoj me aq lojtarë të punoj, me 25. Me lojtarë në tribunë është e shëmtuar. Gripshin e kam parë prej 6 muajsh dhe më pëlqen. Mehmetin e kemi vizituar, por ne kemi shumë lojtarë në krahun e majtë. Ne e kemi marrë Mehmetin këtu, ka luajtur në të djathtë. Me ekipin e tij luan në krahun e majtë, ne e kemi pozicionuar në krahun e djathtë. Bëhen shumë lojtarë. Nuk mund të dërgoj 27-28 lojtarë në Serbi, është zgjedhja ime. Seferi ka bërë mirë, por jam shumë i kënaqur me të gjithë. Çokaj më ka pëlqyer shumë, por në thelb kjo është lista./PanoramaSport

    Silvinjo
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Drejtësia me statistika, më e keqe se padrejtësia”/ Me çantën plot me dokumente, Kryemadhi paraqitet në GJKKO

    June 18, 2026

    Falsifikuan dokumente dhe tjetërsuan prona, ekzekutohen 14 masa sigurie në Dibër

    June 18, 2026

    Pas rivlerësimit rikthehet propozimi për dyfishim të taksës së shtëpive dhe 25% rritje për bizneset

    June 18, 2026

    Radhë të gjata dhe fluturime të humbura: BE-ja paralajmëron lehtësime në kufij gjatë verës

    June 18, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 18, 2026

    Kampionë të lirisë

    Albatros Rexhaj Mbrëmjen e të mërkurës isha te Arena për të parë ndeshjen. Mbaroi, dolëm,…

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 18 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.