Në zemër të kryeqytetit, aty ku qyteti takohet me natyrën, po ngrihet një projekt që pritet të shënojë një standard të ri të luksit në Shqipëri, Philipp Plein Residence, pjesë e kompleksit ikonik “Plein Planet – Grand Park Skyline”.
Ky projekt vizionar nuk është vetëm një ndërtesë, por një koncept i ri jetese që kombinon elegancën urbane me qetësinë e natyrës. Me një pozicion strategjik pranë Liqenit të Madh të Parkut, në qendër të Tiranës, Philipp Plein Residence vendos standarde të reja në arkitekturë, shërbim dhe komoditet.
Një jetë në luks të certifikuar
Për herë të parë në Shqipëri, Philipp Plein, marka globale e njohur për ekstravagancën dhe luksin e saj, sjell konceptin Branded Residences. Dy nga kullat rezidenciale, së bashku me hotelin 5+ yje Plein Hotel, do të mbajnë emrin dhe identitetin e këtij brandi ndërkombëtar.
Çdo apartament është menduar deri në detaje për të ofruar një përvojë unike jetese:
- Lartësi 4 metra për një ndjesi hapësire dhe drite natyrale.
- Materiale të certifikuara evropiane (REI 120) me rezistencë ndaj zjarrit.
- Izolim akustik sipas standardeve të hoteleve 5+ yje.
- Sisteme smart për ngrohje, ftohje dhe menaxhim teknik.
- Siguri 24/7 dhe akses të personalizuar për çdo banor.
Arkitekturë ikonike dhe investim i sigurt
Kompleksi rezidencial përfshin tre kulla monumentale dhe Qendër e Modës, ku do të përfshihen të gjitha markat më luksoze të modës, duke krijuar një harmoni mes artit të ndërtimit dhe funksionalitetit.
Me një sipërfaqe totale prej 145,000 m² mbi një truall prej 7,000 m², ky projekt është jo vetëm një mundësi jetese e pakrahasueshme, por edhe një mundësi investimi afatgjatë. Banorët mund të zgjedhin të jetojnë në rezidencat e tyre ose t’i përfshijnë ato në programin e mikpritjes së markës Philipp Plein, duke përfituar të ardhura të sigurta.
Çdo apartament është menduar deri në detaje për të ofruar një përvoje unike jetese dhe investim të sigurt. Çdo apartament është konceptuar si një super suitë që t’i jepet në menaxhim/qera hotelit Philipp Plein për një kthim investimi në kohë rekord, ku blerësit mund të zgjedhin të jetojnë maksimumin e luksit ose ta japin atë në menaxhim/qera , dhe në çdo rast janë pronarë të një super suite apartament i brandizuar Philipp Plein.
Një destinacion i veçantë në Tiranë
Nga apartamentet studio dhe 1+1 praktike, deri te penthouse-t luksoze me pamje panoramike të liqenit dhe qytetit, Philipp Plein Residence ofron një gamë të gjerë zgjedhjesh për çdo stil jetese. Me 800 vende parkimi nëntokësor, ambiente sociale, palestra private, pishina dhe hapësira dedikuar relaksit, ky kompleks përfaqëson kulmin e komoditetit modern.
Luks dhe natyrë në një hapësirë të vetme
Philipp Plein Residence është më shumë se një rezidencë – është një stil jete ku natyra, eleganca dhe teknologjia moderne bashkohen për të krijuar një përvojë unike. Ky projekt jo vetëm që do të ndryshojë horizontin urban të Tiranës, por edhe do të vendosë kryeqytetin në hartën e destinacioneve ekskluzive të luksit botëror.
Për më shumë informacion dhe për të rezervuar apartamentin tuaj në Philipp Plein Residence, kontaktoni tani në +355 69 208 5293. Philipp Plein Residence, aty ku fillon jeta e re e luksit në Tiranë./Radar.al


