Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Aksident fatal në aksin Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën një këmbësor

    Rama për ‘POLITICO’: BE gabon që ndërpret komunikimin me Rusinë

    Kuvendi nderon Rexhep Qosjen me një minutë heshtje, opozita mungon

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Lajmet e fundit

    Zgjedhjet e pjesshme në 6 bashki, Celibashi vendos afatet dhe datën e nisjes së fushatës

    October 2, 2025

    Komisioneri Shtetëror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi, ka propozuar datën 1 nëntor 2025 si fillim të fushatës elektorale për zgjedhjet e pjesshme që do të zhvillohen më 9 nëntor në gjashtë bashki, përfshirë Tiranën, Vlorën, Beratin, Tepelenën, Cërrikun dhe Matin.

    Celibashi ka vendosur edhe afatet procedurale për subjektet zgjedhore: partitë politike duhet të paraqesin kërkesat për regjistrim në KQZ deri më 11 tetor, ndërsa koalicionet zgjedhore kanë afat deri më 16 tetor. Dokumentet e kandidimit duhet të dorëzohen më 19 tetor për bashkitë Tiranë, Vlorë dhe Berat në KQZ, dhe për Tepelenë, Cërrik e Mat në KZAZ.

    Vëzhguesit shqiptarë dhe të huaj duhet të akreditohen deri më 25 tetor dhe 6 nëntor, respektivisht. Partitë duhet të dorëzojnë edhe emrat e anëtarëve në KZAZ-të përkatëse brenda datave 20 dhe 28 tetor, sipas kompetencave të tyre.

    Celibashi ka propozuar gjithashtu përdorimin e pajisjeve elektronike për identifikimin e zgjedhësve (PEI) në të gjitha qendrat e votimit, si dhe instalimin e kamerave për monitorimin e fletëve të votimit gjatë numërimit, duke siguruar transparencën e procesit pa cenuar fshehtësinë e votës.

    Projektvendimi synon të garantojë një proces zgjedhor të rregullt, të monitoruar dhe të sigurt në të gjitha bashkitë ku do të zhvillohen zgjedhjet e pjesshme.

    bashki Celibashi zgjedhjet
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Aksident fatal në aksin Kavajë-Rrogozhinë, humb jetën një këmbësor

    April 23, 2026

    Rama për ‘POLITICO’: BE gabon që ndërpret komunikimin me Rusinë

    April 23, 2026

    Kuvendi nderon Rexhep Qosjen me një minutë heshtje, opozita mungon

    April 23, 2026

    Trump për Iranin: Unë kam gjithë kohën e botës, por ora po ecën

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.