ksti:Kryeministri Edi Rama do të marrë pjesë ditën e enjte në Takimin e shtatë të Komunitetit Politik Europian në Kopenhagë, Danimarkë, ku do të mblidhen 47 kryetarë shtetesh dhe qeverish nga e gjithë Europa. Samiti do të ketë në fokus situatën e sigurisë në kontinent dhe mënyrat për të forcuar Ukrainën, si dhe për të bërë Europën më të fortë dhe më të sigurt në situatën gjeopolitike aktuale.
Kryeministri Rama publikoi në rrjetet e tij sociale një video, ku tregon mikpritjen e tij nga Mbreti Frederik X dhe Mbretëresha Margrethe II në Pallatin Amalienborg. Ai thekson se pas mikpritjes që Shqipëria i bëri Samitit të Komunitetit Politik Evropian në Tiranë, rrugëtimi vijon në Kopenhagë, ku Danimarka ka marrë stafetën e organizimit të takimit të radhës.


