Një autobus është përfshirë nga flakët gjatë natës në qytetin e Kukësit, duke shkaktuar vetëm dëme materiale.
Sipas Policisë, dyshohet se zjarri është vendosur me benzinë të hedhur qëllimisht mbi automjetin në pronësi të shtetasit R. H., 62 vjeç, banues në Tiranë.
Forcat zjarrfikëse arritën ta shuajnë zjarrin, ndërsa po vijojnë hetimet për të zbardhur rrethanat dhe për të identifikuar autorët e dyshuar.
Materialet i janë referuar Prokurorisë për veprime të mëtejshme.


