Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Goditet rrjeti ndërkombëtar i kontrabandës së duhanit, sekuestrohen 20 milionë cigare dhe arrestohen 50 persona

    “Më kërkoi një mjet gdhendjeje”, dalin detaje të reja nga hetimi për të dyshuarin për vra*jen e Charlie Kirk

    Gjumi i mirë, çelësi i jetëgjatësisë/ Si ndikon pushimi i natës në shëndetin e trupit

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Aksidentoi 55-vjeçaren te vijat e bardha dhe u arratis, arrestohet 29-vjeçari

    October 1, 2025

    VLORË– “Blutë” e Vlorës kanë vënë në pranga një 29-vjeçar, pasi një ditë më parë i riu ka aksidentuar një 55-vjeçare dhe më pas është larguar nga vendngjarja.

    Ngjarja ka ndodhur ditën e djeshme në segmentin rrugor “Gjergj Kastrioti”, ku për pasojë 55-vjeçarja mbeti e dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

    NJOFTIMI I PLOTË I POLICISË:

    Më datë 30.09.2025, rreth orës 16:00, në segmentin rrugor “Gjergj Kastrioti”, një shtetas, gjatë drejtimit të automjetit të tij, aksidentoi këmbësoren Z. M., 55 vjeçe, e cila ishte duke kaluar në vendkalimin e këmbësorëve dhe u largua nga vendi i ngjarjes. Si pasojë 55-vjeçarja mbeti e dëmtuar dhe aktualisht ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.

    Falë veprimeve të shpejta hetimore, përfshirë këqyrjen e kamerave të sigurisë dhe mbledhjen e dëshmive nga shërbimet e Policisë Rrugore Vlorë, u bë e mundur identifikimi i automjetit që shkaktoi aksidentin dhe drejtuesit të tij.

    Në vijim të veprimeve, u bë i mundur lokalizimi dhe arrestimi i shtetasit Xh. R, 29 vjeç, banues në Vlorë, i cili pasi kishte aksidentuar shtetasen Z. M, tentoi t’i shmangej përgjegjësisë duke fshehur edhe automjetin, i cili u gjet dhe sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

    Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprat penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor” dhe “Largimi nga vendi i aksidentit”./Radar.al 

    Aksidentoi 55-vjeçaren arrestohet 29-vjeçari
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Goditet rrjeti ndërkombëtar i kontrabandës së duhanit, sekuestrohen 20 milionë cigare dhe arrestohen 50 persona

    July 9, 2026

    “Më kërkoi një mjet gdhendjeje”, dalin detaje të reja nga hetimi për të dyshuarin për vra*jen e Charlie Kirk

    July 9, 2026

    Gjumi i mirë, çelësi i jetëgjatësisë/ Si ndikon pushimi i natës në shëndetin e trupit

    July 9, 2026

    Qeveria përmirëson trajtimin financiar të zjarrfikësve, pagesa më të mira për orët shtesë dhe punën gjatë natës

    July 9, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 8 Korrik 2026

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.