Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Zjarret masive në Kanada përhapin tymin në Amerikën e Veriut, autoritetet paralajmërojnë për ndotje të rrezikshme të ajrit

    Vala ekstreme e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë viktima shtesë gjatë muajit qershor

    Shpërthime të reja në jug të Iranit, SHBA vijon sulmet për të pestën natë radhazi

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Të paktën 69 të vd*kur pas tërmetit të fuqishëm në Filipine

    October 1, 2025

    Numri i viktimave nga tërmeti i fuqishëm në Filipine ka arritur në 69, tha një zyrtar më 1 tetor, teksa Qeveria ka mobilizuar agjencitë për operacionet e kërkim-shpëtimit dhe rikthimin e furnizimit me rrymë dhe ujë. Pjesa qendrore e Filipineve u godit nga një tërmet prej 6.9 shkallësh të Rihterit. Në qytetin Bogo, në provincën Cebu – që është afër epiqendrës së tërmetit që goditi pak para orës 22:00 të së martës – spitalet “janë të stërmbushura” me njerëz, tha zyrtari i Mbrojtjes Civile, Raffy Alejandro për gazetarët.

    Numri i viktimave bazohet në të dhënat nga zyra për fatkeqësi në Cebu dhe mbetet që të verifikohet, tha Jane Abapo, zyrtare për informacion në zyrën rajonale të Mbrojtjes Civile. Një tjetër zyrtar, ndërkaq, tha se më shumë se 150 persona janë plagosur.

    Presidenti Ferdinand Marcos Jr siguroi të mbijetuarit se Qeveria do t’iu ndihmojë.

    Cebu, një prej destiancioneve më popullore turistike në Filipine, është shtëpi e 3.4 milionë banorëve. Pavarësisht dëmeve, Aeroporti Ndërkombëtar Mactan-Cebu ka vazhduar që të operojë.

    Një tjetër qytet i goditur rëndë nga tërmeti është San Remigio. Zëvendëskryetari i këtij qyteti, Alfie Reynes, ka bërë thirrje për furnizime me ujë dhe ushqime për të evakuuarit, teksa autoritetet po vazhdojnë operacionet e kërkim-shpëtimit.

    Mediat lokale kanë publikuar video të njerëzve duke ikur nga shtëpitë e tyre pas dridhjeve të fuqishme të tokës.

    Agjencitë për monitorimin e tërmeteve thanë se epiqendra e tërmetit ishte në një thellësi prej 10 kilometrash, teksa janë regjistruar edhe disa pasgoditje – një prej të cilëve ka arritur në 6 shkallë.

    Pas dridhjeve të tokës nuk ka pasur paralajmërime për cunami.

    Filipinet gjendet në “Unazën e Zjarrit” në Paqësor, ku aktivitetet vullkanike dhe tërmetet janë të zakonshme. Shteti u përball me dy tërmete të fuqishme në janar, kur nuk u raportua për viktima. Më 2023, një tërmet prej 6.7 ballësh la të vdekur tetë persona./REL

    Nga Çepani, Hasimja deri tek Haçka kush janë tre emrat e opozitës!

    69 të vdekur Filipine termet ne Fil;ipine
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Zjarret masive në Kanada përhapin tymin në Amerikën e Veriut, autoritetet paralajmërojnë për ndotje të rrezikshme të ajrit

    July 16, 2026

    Vala ekstreme e të nxehtit në Europë, mbi 12 mijë viktima shtesë gjatë muajit qershor

    July 16, 2026

    Shpërthime të reja në jug të Iranit, SHBA vijon sulmet për të pestën natë radhazi

    July 16, 2026

    Nga Tom Cruise te Jacqueline Kennedy, ishulli privat ku elita botërore kërkonte qetësi dhe privatësi absolute

    July 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Paratë vijnë që nesër! E ardhmja duket premtuese për këto tre shenja horoskopi

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 10 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 9 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.