MORINË– Policia ka njoftuar se ka vënë në pranga një 22-vjeçar, pasi tentoi të kalonte në kufirin e Morinës një vajzë mitur, me qëllim trafikimin e saj në Kosovë.
Ndërkohë mësohet se në pranga ka rënë edhe pasagjeri që ndodhej në automjetin e 22-vjeçarit, për moskallëzim të krimit.
NJOFTIMI I POLICISË:
Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të punës për goditjen e paligjshmërive në kufi, bazuar dhe në analizën e riskut, kanë ndaluar në dalje të RSh-së, automjetin me drejtues shtetasin E. G., 22 vjeç, i cili udhëtonte me shtetasin A. K., 18 vjeç, dhe me një shtetase 14 vjeçe. Nga hetimet dyshohet se shtetasi E. G. po tentonte ta kalonte në kufi, 14-vjeçaren, me qëllim trafikimin e saj në Kosovë./Radar.al
“Ju do përfundoni si Gazi”/ Zegjine Çaushi flet në Parlament: Ofenduat Programin dhe Diellën


