Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Tragjedi në mal, djali dyshohet se qëlloi aksidentalisht për vdekje babanë

    Ben Gvir hyn në kompleksin e Al-Aksas me qindra besimtarë hebrenj, rriten tensionet në Jerusalem

    BE shton presionin ndaj Meta-s, kërkon ndryshime në Facebook dhe Instagram, kompania përballet me rrezikun e një gjobe të lartë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Të tjera

    Përndoqi moderatoren Albana Bejko, përfundon pas hekurave psikiatri nga Kosova

    September 29, 2025

    TIRANË– Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Tiranë ku ka tronditur opinionin publik në Tiranë. Behar Kamberi, një psikiatër 42-vjeçar nga Kosova, është arrestuar nga policia shqiptare, pasi akuzohet se ka përndjekur në mënyrë të vazhdueshme moderatoren sportive, Albana Bejko.

    Bazuar në të dhënat publike nga specialistët për hetimin e krimeve në Komisariatin Nr. 2, Kamberi dyshohet se kishte kthyer në makth jetën e 28-vjeçares, duke u shfaqur herë pas here pranë banesës së saj dhe duke e vendosur nën presion të vazhdueshëm psikologjik.

    Kjo sjellje e përsëritur e çoi moderatoren drejt një vendimi të fortë: të bashkëpunonte me policinë për ta ndaluar.

    Me një plan të menduar në detaje, moderatorja pranoi të takohej me mjekun në një zonë të Tiranës, duke e përdorur këtë si mundësi për të kurdisur momentin e arrestimit. Sapo Kamberi u shfaq në vendin e takimit, efektivët e Komisariatit Nr. 2 ndërhynë menjëherë, duke i vënë prangat në duar.

    Aktualisht, psikiatri ndodhet në qelinë e burgut “Mine Peza”, ndërsa mbi të rëndon akuza për veprën penale të përndjekjes, një krim që parashikon pasoja të rënda ligjore.

    Hetuesit po thellojnë hetimet për të kuptuar nëse ky ishte një veprim i izoluar apo pjesë e një sjelljeje të përsëritur problematike.

    Kjo ngjarje rikthen në vëmendje debatin për përndjekjen si fenomen shqetësues dhe nevojën për mbrojtje më të fortë ligjore ndaj grave dhe vajzave që përballen me raste të tilla.

    Deri në përfundim të hetimeve, Kamberi do të mbetet nën masë sigurie, ndërsa pritet që gjykata të vendosë për fatin e tij në ditët në vijim./Radar.al

    54-vjeçari abuzon sek*ualisht me vajzën e tij të mitur, përfundon pas hekurave

    Albana Bejko Behar Kamberi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Tragjedi në mal, djali dyshohet se qëlloi aksidentalisht për vdekje babanë

    July 23, 2026

    Ben Gvir hyn në kompleksin e Al-Aksas me qindra besimtarë hebrenj, rriten tensionet në Jerusalem

    July 23, 2026

    BE shton presionin ndaj Meta-s, kërkon ndryshime në Facebook dhe Instagram, kompania përballet me rrezikun e një gjobe të lartë

    July 23, 2026

    Gazment Bardhi përjashtohet nga seanca pasi hodhi ujë në drejtim të Ramës

    July 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 23 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 22 Korrik 2026

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 21 Korrik 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.