Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Nafta kalon mbi 125 dollarë, rritet frika për ndërprerje të gjatë të furnizimit nga Hormuzi

    Hapja e basteve, ministri i Financave: Kanë mbetur vetëm dy akte nënligjore

    “Onkologjiku”/ Prokuroria Tiranës mbyll hetimet, çon ne gjyq zyrtarë e mjekë të QSUT

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Botë

    Masakra në Michigan/ Trump i shqetësuar për epideminë e dhunës: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve!

    September 28, 2025
    Masakra në Michigan/ Trump i shqetësuar për epideminë e dhunës: Sulmi i radhës ndaj të krishterëve!

    Presidenti amerikan Donald Trump reagoi përmes një postimi në Truth Socia për masakrën e ndodhur të dielën në mëngjes në kishën e Jezus Krishtit në qytezën Grand Blanc të Michigan.

    Kreu i Shtëpisë së Bardhë e cilësoi sulmin me armë ndaj besimtarëve gjatë meshës, që la një viktimë dhe 9 të plagosur si sulmin e radhës ndaj të krishterëve në Amerikë, duke dënuar “epideminë e dhunës” që po përhapet në vend.

    “Jam informuar për të shtënat e tmerrshme që ndodhën në Kishën e Jezus Krishtit në Grand Blanc, Michigan. FBI ishte menjëherë në vendin e ngjarjes dhe do të udhëheqë hetimin federal, duke ofruar mbështetje të plotë për autoritetet shtetërore dhe lokale”, shkroi Trump.

    “I dyshuari është i vdekur, por ka ende shumë për të mësuar. Ky duket se është një tjetër sulm i qëllimshëm ndaj të krishterëve në SHBA. Administrata Trump do ta mbajë publikun të informuar, si gjithmonë. Në ndërkohë, lutuni për viktimat dhe familjet e tyre. Kjo epidemi e dhunës në vendin tonë duhet të përfundojë, menjëherë!”, nënvizoi Trump.

    Edhe Guvernatorja e Michiganit, Gretchen Whitmer reagoi duke dënuar këtë akt të tmerrshëm përmes një postimi në platformën ‘X’. “Zemra ime është e thyer për komunitetin e Grand Blanc. Dhuna kudo, veçanërisht në një vend adhurimi, është e papranueshme. Jam mirënjohëse për shërbimet e emergjencës që ndërhynë shpejt. Ne do të vazhdojmë të monitorojmë këtë situatë dhe do të qëndrojmë pranë Kishës së Jezus Krishtit në Grand Blanc”, shkroi Whitmer.

    Masakra në Michigan Presidenti amerikan Donald Trump
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Nafta kalon mbi 125 dollarë, rritet frika për ndërprerje të gjatë të furnizimit nga Hormuzi

    April 30, 2026

    Hapja e basteve, ministri i Financave: Kanë mbetur vetëm dy akte nënligjore

    April 30, 2026

    “Onkologjiku”/ Prokuroria Tiranës mbyll hetimet, çon ne gjyq zyrtarë e mjekë të QSUT

    April 30, 2026

    PD i mbyll derën Alesja Balliut/ E penguan për të rivalizuar Berishën, deputetja: Kriteret i shërbejnë vetëm kryetarir

    April 30, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 29, 2026

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Nga Albatros Rexhaj Demokracitë e reja nuk reformohen me deklarata. Ato reformohen me punë të…

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit për sot, 30 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 29 Prill 2026

    Parashikimi i horoskopit për sot, 28 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.