Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Shqetësimi i BE: Rrjetet sociale po ndikojnë negativisht në shëndetin mendor të të rinjve

    Drejt ribotimit “Sekreti i fshehur në libra” i shkrimtares së njohur Rovena Rrozhani

    Urdhër-arrest për tre ndërtues/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT për 2 kate mbi leje, një tjetër biznesmen detyrim paraqitje

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “38 vite nuk foli”/ Plaga e zemrës së një nëne: Bëra të pamundurën për të, e deshëm shumë…

    September 28, 2025
    "38 vite nuk foli"/ Plaga e zemrës së një nëne: Bëra të pamundurën për të, e deshëm shumë…

    Argjiro quhet zonja që ka ardhur në “Ka Një Mesazh Për Ty” që pavarësisht emrit të saj si princesha në poezinë e Ismail Kadaresë, jeta s’e ka trajtuar si të tillë. Ka një emër me shumë forcë, forcë që i është dashur të përballojë trazira të paimagjinueshme.

    Ajo e nis rrëfimin në rubrikën e së “Dielës Shqiptare” në Tv Klan me vitet e shkollës. Në 1977, ia doli të fitonte bursë për të vijuar studimet e larta, por një defekt i lindur në zemër ia këputi ëndrrën në mes. Pas operacionit të vështirë, u kthye në shtëpi shëndoshë e mirë dhe më pas vijoi studimet. Jeta mori një drejtim tjetër kur në 1983 vendosi të krijonte familje

    Argjiro: U martova, pas një viti erdhi në jetë një djalë, Blerimi, për atë kam ardhur sot. Pas tre vjetëve, jeta ime merr një kthesë shumë të madhe, shumë të hidhur.

    Ardit Gjebrea: Çfarë ndodhi?

    Argjiro: Sjell në jetë një vajzë dhe 40-ditëshe që vajza do të fillonte të reagonte, vajza m’u sëmur me kriza. E marr, e çojmë në spital në Sarandë, e sjellim këtu në Tiranë. Vajza ishte paraplegjike. Fillova që në moment me veten time, o Zot pse është ky tërmet, ky siklet? Pse për mua o Zot shkruajte këtë jetë? Ishte një traumë shumë e madhe për gjithë familjen. E kemi përjetuar shumë keq. Kam jetuar edhe me prindërit e bashkëshortit, ata i kam pasur në krahë, më kanë dhënë forcë. Filluam ta mblidhnim një çikë veten, ta kalonim. Më pas sjell në jetë dy djem. Që i vogël, Blerimi shikonte që ne qanim. Qante shumë për motrën dhe e donte shumë fare. Me ato të vetat, si fëmijë i vogël, i jepte një lodër dhe për t’u çuditur, vajza, t’i flisje, nuk kthente përgjigje, nuk reagonte. Nga zhurmat, nga muzika reagonte shumë. Ai, për ta bërë për të qeshur, me lodra të asaj kohe, për t’i bërë zhurmë dhe kalonte shumë kohë me të. U rritën me një trishtim të tre bashkë se duke u lidhur me vajzën, nuk munda që ata të bënin fëmijërinë e tyre, më shumë ngela mami i vajzës se sa edhe i çunave. Jo se s’kam bërë për ta, kam bërë plot…

    Ardit Gjebrea: Koha më e madhe, vëmendja më e madhe, përkushtimi, ishte te vajza.

    Argjiro: Te vajza. 38 vjet ajo nuk foli. Ajo ujë nuk kërkoi, ajo bukë nuk kërkoi, nuk më tha, më dhemb veshi, më dhemb barku, më dhemb dhëmballa. Ishte një dhimbje e paparë dhe një siklet i papërshkruar. Nuk mund ta… po nuk e jetove nuk e përshkruan dot. Bëra të pamundurën për të, por nuk i dhashë të duhurën kur duhej. Asaj i dhimbte veshi, unë i mjekoja dhëmballën. Ajo donte ujë, unë mund t’i jepja bukë dhe këtë e kam një peng shumë të madh, e kam një plagë shumë të madhe.

    Ardit Gjebrea: Ti ke bërë maksimumin.

    Argjiro: Të gjithë kemi bërë maksimumin, por ama të gjithë jemi shumë të plagosur. Vëllezërit e deshën shumë…

    Ardit Gjebrea: Kur thua e deshën, pse e thua? Vajza nuk jeton më?

    Argjiro: Vajza, në nëntor, tani bën një vit. Në 2024 më la. Ndërroi jetë. Fëmijët ishin shumë të fokusuar dhe shumë të fiksuar për të, janë edhe sot që ajo nuk është më. Ata duan që të jetojnë çdo ditë me të.

    Ardit Gjebrea: Djemtë të ndihmonin besoj, duke u rritur u bënë krah për vajzën dhe për ty?

    Argjiro: Shumë, shumë fare, të tre. Sidomos Blerimi.

    Ardit Gjebrea: Që ishte djali i madh.

    Argjiro: Më ka ndihmuar sa nuk thuhet, për çdo gjë. Unë as e laja dot vetë, as i siguroja dot të gjitha gjërat vetë. Çdo gjë o Blerim! E blemë makinën, por shoferë nuk u bëmë as unë, as im shoq, u bë Blerimi. Duheshin pelenat, Blerimi. Duheshin ushqimet, Blerimi. Vajza kishte nevojë për t’u pastruar, burri ishte turni i tretë, s’mundesha vetëm, që në mëngjes do të vinte Blerimi që ta lanim. Edhe sikur, Blerimi nuk iku asnjë ditë për në punë pa u kthyer te motra, pa e përkëdhelur motrën dhe të njëjtën gjë edhe në darkë. Edhe dy të tjerët kanë bërë shumë fare, por ikën, erdhën këtu në Tiranë. Kurse Blerimi, e kam atje, nuk më la vetëm. E kam për çdo sekondë, o Blerim!

    Ka nje mesazh per ty nis rrëfimin me vitet e shkollës
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Shqetësimi i BE: Rrjetet sociale po ndikojnë negativisht në shëndetin mendor të të rinjve

    June 16, 2026

    Drejt ribotimit “Sekreti i fshehur në libra” i shkrimtares së njohur Rovena Rrozhani

    June 16, 2026

    Urdhër-arrest për tre ndërtues/ Hetimet për zyrtarët e IMT dhe IKMT për 2 kate mbi leje, një tjetër biznesmen detyrim paraqitje

    June 16, 2026

    Shqipëria proteston, burri i Spiropalit bën karshillëk me rolex-in e tij

    June 16, 2026
    Mos e humb
    Fokus May 11, 2026

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    TIRANË- Një podcast i ri i dedikuar tregut të pasurive të paluajtshme, arkitekturës, arredimit dhe…

    Spiropali, ose çmimi i një diagnoze me vonesë

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Zbuloni çfarë kanë rezervuar yjet për ju, horoskopi 16 Qershor 2026

    Parashikimi i horoskopit 15 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 13 Qershor, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.