Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    Dogana: Mjetet me targa të huaja deri në 6 muaj, gjoba deri në 75% për shkeljet

    Rama: Programi “Dyfisho ndërmarrjen tënde” i dedikohet vetëm bizneseve të vogla dhe të mesme, jo kompanive të mëdha

    Gjirokastër, procedohet 33-vjeçari për përhapje lajmesh të rreme që shkaktuan panik në rrjetet sociale

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    Operacioni “Member”/ Arrestohet 36-vjeçari i akuzuar për trafik dro*e dhe pastrim parash

    September 26, 2025

    Policia e Lezhës ka vënë në pranga Fredi Palin, 36 vjeç, banues në Lezhë, i shpallur në kërkim për disa akuza të rënda si pjesë e një grupi të strukturuar kriminal.

    Operacioni i koduar “Member” u finalizua në zonën e Ishull Shëngjinit, ku 36-vjeçari u lokalizua nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

    Sipas policisë, GJKKO kishte lëshuar një urdhër-arresti për Palin më 11 prill 2023, duke i caktuar masën e sigurisë “arrest në burg”.

    Ai akuzohet për:
    “Pastrimin e produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal,
    “Grupi i strukturuar kriminal”,
    “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.

    Hetimet tregojnë se Pali ishte pjesë aktive e një rrjeti që merrej me trafik narkotikësh dhe pastrimin e fitimeve të paligjshme përmes aktiviteteve të ndryshme ekonomike.

    Materialet procedurale janë referuar SPAK-ut për vijimin e hetimeve.

    Njoftimi i policisë
    Policia e Lezhës ka finalizuar me sukses operacionin e koduar “Member”, duke vënë në pranga një shtetas të shpallur në kërkim nga drejtësia për përfshirje në një grup të strukturuar kriminal dhe pastrim parash.

    I arrestuari është Fredi Pali, 36 vjeç, banues në Lezhë, i cili u lokalizua dhe u kap nga forcat policore në zonën e Ishull Shëngjinit, pas një hetimi të kryer nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme “Shqiponja”.

    Sipas njoftimit zyrtar të Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë, ndaj 36-vjeçarit ishte lëshuar një urdhër arresti nga Gjykata e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar (GJKKO) më datë 11 prill 2023, e cila i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

    Fredi Pali akuzohet për disa vepra penale të rënda, përfshirë:

    “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, kryer në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal;
    “Grupi i strukturuar kriminal”;

    “Kryerja e veprave penale nga organizata kriminale ose grup i strukturuar kriminal”.

    Nga hetimet rezulton se i arrestuari ka qenë pjesë aktive e një grupi kriminal, që vepronte në fushën e trafikut të narkotikëve, ndërsa dyshohet se ka qenë i përfshirë edhe në pastrimin e të ardhurave të përfituara nga veprimtaritë e paligjshme.

    Materialet procedurale lidhur me këtë rast i janë referuar Prokurorisë së Posaçme (SPAK) për hetime të mëtejshme.

    36-vjeçari Fredi Pali grup kriminal Shëngjin trafik droge
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    Dogana: Mjetet me targa të huaja deri në 6 muaj, gjoba deri në 75% për shkeljet

    April 20, 2026

    Rama: Programi “Dyfisho ndërmarrjen tënde” i dedikohet vetëm bizneseve të vogla dhe të mesme, jo kompanive të mëdha

    April 20, 2026

    Gjirokastër, procedohet 33-vjeçari për përhapje lajmesh të rreme që shkaktuan panik në rrjetet sociale

    April 20, 2026

    Trump paralajmëron Iranin: Nëse armëpushimi dështon, rikthehen sulmet

    April 20, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Mundësi të reja në horizont/ Tre shenjat e Horoskopit që do të përjetojnë ndryshime të mëdha deri në fund të Prillit

    Parashikimi i horoskopit për sot, 19 Prill 2026

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.