Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka bllokuar dy ngarkesa frutash të importuara nga Greqia, pasi u konstatuan me mbetje pesticidesh mbi normat e lejuara.
Pjeshkat rezultuan me nivel të lartë të Phosmet-it, ndërsa rrushi i kuq francez, i kapur në një supermarket “Spar” në Lezhë me rreth 800 kg, kishte mbetje të Propamocarb-it.
Të dy produktet janë cilësuar të rrezikshme për shëndetin e konsumatorëve, u raportuan menjëherë në sistemin evropian të sigurisë ushqimore RASFF dhe po asgjësohen sipas procedurave.


