Boksierja algjeriane, Imane Khelif, e cila u kthye në një nga personazhet më të përfolur të Lojërave Olimpike do të ndeshte ditën e premte për medaljen e artë në boksin e femrave.
Mësohet se kundërshtarja e saj do të jetë Liu Yang nga Kina.
Khelif është kthyer në qendër të publikut sportiv, për shkak se u akuzua se nuk është femër, e gjitha sepse mposhti për 46 sekonda boksieren italiane, Angela Carini.
Pas kësaj ndeshje shumë njerëz dolën kundër Khelif si, boksierja italiane Angela Carini, kryeministrja italiane Giorgia Meloni, ish-prsidenti Donald Trump, pronari i X Elon Musk, shkrimtarja e famshme e Harry Potter J. K. Rowling.


