Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Mendova se ishte një imazh…”/ Politikani estonez bëhet viral për modelin unik të flokëve

    Operacioni antidrogë në Tiranë/ 15 persona të arrestuar, 16 të tjerë në kërkim

    U v*a nga Donald Nelaj në Memaliaj, ky është 30-vjeçari Endri Goxhaj

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    6,900 të huaj u punësuan vetëm në turizëm në verën e 2024, përbënë 55% të totalit të të huajve

    September 23, 2025

    TIRANË– Më shumë se gjysma e punonjësve të huaj që kanë ardhur në Shqipëri në 2024 për të punuar kanë qenë të punësuar në sektorin e turizmit. Sipas të dhënave zyrtare të Tatimeve, gjatë periudhës qershor–shtator 2024, janë punësuar në total 6,906 shtetas të huaj në turizmin sezonal përgjatë 4 muajve të sezonit turistik.

    Numri i të huajve të punësuar në këtë sektor për periudhën qershor 2024- shtator 2024 është: Qershor- 1.607 punonjës të huaj; Korrik- 1.862 punonjës të huaj; Gusht- 1.866 punonjës të huaj; Shtator- 1.571 punonjës të huaj. Numri i të huajve sezonale të punësuar në turizëm përbën rreth 55% të totalit të punësimeve të huajve në vend për 2024.

    Për 2024, sipas të dhënave të Agjencisë Kombëtare e Punësimit dhe Aftësive (AKPA) janë miratuar online 12,654 kërkesa nga shtetas të huaj për t’u pajisur me Leje Unike që përfshin leje për punësim + vizë + leje qëndrimi. Krahasuar me vitin paraardhës numri i tyre u rrit rreth 29%. Ndërsa në raport me 2018 numri i tyre është trefishuar.

    Sipas përfaqësuesve të bizneseve të huajt janë angazhuar kryesisht në sektorë si shërbimi hotelier, kuzhina me pozicione kuzhinier apo ndihmës/kuzhinier, mirëmbajtja, shërbimi në pozicione kamarier, ndihmëskamarier, sportelist, pastrimi etj, duke plotësuar nevojat për fuqi punëtore në zonat me fluks të lartë turistësh, veçanërisht në Durrës, Vlorë, Sarandë dhe Shëngjin.

    Por pavarësisht tendencës në rritje të miratimit të kërkesave për leje pune të shtetasve të huaj, veçanërisht prej sektorit të shërbimeve në bare-restorante dhe akomodim, sipas të analizës së të dhënave struktura e tregut të punës rezulton se vijon të mbetet ende e dominuar nga punëtorët vendas, ndërsa pjesëmarrja e të huajve në tregun shqiptar të punës mbetet ende e ulët në raport me totalin e të punësuarve.

    Për vitin 2024 punonjësit e huaj zunë një peshë prej 2,2% kundrejt totalit të të punësuarve në vend.

    Ndërsa ekspertët e punësimit kanë pohuar se pesha e tyre e ulët në totalin e të punësuarve tregon se ndikimi i drejtpërdrejtë i fuqisë punëtore të huaj nuk është ende domethënës në përmasa makroekonomike në vend.

    Po ashtu skema për marrjen e punonjësve të huaj sipas bizneseve dhe shoqatave vijon të mbartë një sërë sfidash. Problematika kryesore mbetet largimi i tyre drejt vendeve të Bashkimit Europian, por edhe mungesa e kualifikimit, ndryshe nga sa paraqitet në CV-të e tyre./Monitor

    turizem
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Mendova se ishte një imazh…”/ Politikani estonez bëhet viral për modelin unik të flokëve

    April 22, 2026

    Operacioni antidrogë në Tiranë/ 15 persona të arrestuar, 16 të tjerë në kërkim

    April 22, 2026

    U v*a nga Donald Nelaj në Memaliaj, ky është 30-vjeçari Endri Goxhaj

    April 22, 2026

    Raporti i HIV 2025/ Shqipëria përballë një vale të re infeksionesh, rekord që nga 2016

    April 22, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 20 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.