VLORË– “Blutë” e Vlorës kanë vënë në në pranga një 37-vjeçari që dyshohet se u vetëplagos me armë zjarri në ambientet e jashtme të një lokali.
NJOFTIMI:
Drejtoria Vendore e Policisë Vlorë
Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë, për veprën penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”, shtetasin S. M., 37 vjeç, banues në Selenicë, pasi ditën e djeshme, në ambientet e jashtme të një lokali në Vlorë, dyshohet se është vetëplagosur në kofshën e majtë, nga qitja aksidentale e një arme zjarri tip pistoletë, të cilën e mbante pa leje. Arma me 16 fishekë u sekuestrua në cilësinë e provës materiale. Aktualisht, ky shtetas ndodhet i shtruar në Spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.
Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme./Radar.al


