Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Asnjë hezitim”/ Donald Trump urdhëron goditjen e anijeve iraniane në Ngushtica e Hormuzit

    Përpjekja e dëshpëruar e Spiropalit

    U nda nga jeta dje, Kosova shpall 24 prillin ditë zie për nder të akademikut Rexhep Qosja

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Aktualitet

    “Peshkaqeni” i dro*ës/ Dënohet me 13 vite burg në Gjermani 61-vjeçari i arrestuar në Shqipëri, i konfiskohen miliona euro pasurie

    September 19, 2025

    Një nga bosët më të famëkeq të trafikut të drogës në Evropë ka marrë dënimin e radhës. Princ Dobroshi, 61 vjeç, i njohur prej dekadash në botën e krimit si “Peshkaqeni”, u dënua me 13 vite burg nga Gjykata Rajonale e Hamburgut.

    Procesi gjyqësor lidhej me kontrabandimin e dhjetë tonëve kokainë nga Amerika e Jugut dhe Qendrore drejt Evropës, përmes portit të Hamburgut, në vitin 2020. Droga fshihej në kontejnerë mes bananeve, orizit, qymyrit apo xhelatinës, ndërsa më pas vulat falsifikoheshin për të shmangur kontrollin.

    Sipas hetimeve, rrjeti i drejtuar nga Dobroshi kishte mbështetje deri tek punonjësit e portit dhe mbulonte të gjithë zinxhirin: nga transporti, te fshehja dhe deri tek rishitja shumëmilionëshe e kokainës.

    Dobroshi, i arrestuar në Shqipëri në fund të vitit 2023 dhe i ekstraduar në Gjermani në vitin 2024, fillimisht mohoi gjithçka, por më pas bëri rrëfim, duke shkurtuar procesin gjyqësor. Megjithatë, roli i tij kyç dhe sasia gjigante e drogës bënë që dënimi të mbetej i rëndë.

    Përveç burgut, gjykata vendosi t’i konfiskojë 8.2 milionë euro. Vetëm në vitin 2020, autoritetet kishin sekuestruar 2.5 milionë euro cash.

    Ky nuk është kapitulli i parë në dosjen kriminale të “Peshkaqenit”: në vitet ’90 ai u arrestua në Norvegji, u arratis nga burgu në 1997, u kap sërish në Pragë në 1999 dhe u lirua në 2005. Pavarësisht goditjeve, Dobroshi nuk u tërhoq kurrë nga rrjeti ndërkombëtar i trafikut të drogës.

    61-vjeçari droge gjermani Peshkaqeni Princ Dobroshi
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Asnjë hezitim”/ Donald Trump urdhëron goditjen e anijeve iraniane në Ngushtica e Hormuzit

    April 23, 2026

    Përpjekja e dëshpëruar e Spiropalit

    April 23, 2026

    U nda nga jeta dje, Kosova shpall 24 prillin ditë zie për nder të akademikut Rexhep Qosja

    April 23, 2026

    SPAK operacion të përbashkët me autoritetet franceze kundër mashtrimeve kompjuterike

    April 23, 2026
    Mos e humb
    Fokus April 5, 2026

    Evropa, Shqipëria dhe Berisha ‘në mes’

    Nga Flogert Muça Në diskursin politik shqiptar, sa herë që procesi i integrimit në Bashkimin…

    Rezerva strategjike e naftës, ose zahire për botën e re

    “Po pushton Tiranën”/ Pse Philipp Plein i adhuron shqiptarët? (VIDEO)

    Ish-shoqëruesi besnik i Fatos Nanos: Arben Ahmetaj, dy fjalë kam për ty

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Parashikimi i horoskopit 23 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 22 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Parashikimi i horoskopit 21 Prill, ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.