Ish-arbitri i FIFA-s, Lorenc Jemini, i ftuar në emisionin “Wake Up”, ka folur për raportet në çift dhe për xhelozitë që shpesh lindin mes tij dhe bashkëshortes.
Sipas tij, debati i fundit ka ardhur pas një InstaStory-je të ish-koleges Erjola Doçi, e cila shkroi: “Gjithmonë kthehemi te dashuritë e vjetra.” Jemini e ripostoi story-n, gjë që shkaktoi xhelozi tek gruaja e tij, si dhe reagime të shumta nga ndjekësit: “Dje, Erjola postoi story-n, dhe gruaja u bë xheloze. Reagimi i gjinisë mashkullore në Instagram më habiti: ‘Si ka mundësi që e nxjerr këtë ti?’ – më thoshin.”
Ish-arbitri foli edhe për dinamikat e përditshme të çiftit: “Njëri ecën drejt, tjetri shtrembër; njëri punon shumë, tjetri më pak; njëri fiton më shumë para, tjetri më pak. Nuk duhet ta lejojmë partnerin të na shkëputet, duhet ta marrim prej dore dhe ta sjellim nga krahu ynë.”
Ai shtoi se femrat, për shkak të hormoneve, kanë ulje-ngritje emocionale: “Ndonjëherë e shoh bashkëshorten në mëngjes që është furtunë, ndërkohë që në darkë ishim mirë. I them: ‘Bëj pushim nga puna, merr leje dhe të dalim të pimë një kafe bashkë.’ Kur nxehet bashkëshortja, gocat më pyesin nëse jam zënë me mamin, sepse kur ajo është e mërzitur, shtëpia është furtunë.”