Publiku u trondit pas zbulimit se trupi i 13-vjeçares Celeste Rivas ishte gjetur në bagazhin e një makine Tesla në pronësi të këngëtarit D4vda, identiteti i të cilit është David Anthony Burke.
Vajza, e cila ishte e zhdukur që nga prilli i vitit 2024 në Liqenin Elsinore, u gjet e vendosur në një qese, në një automjet të parkuar për ditë të tëra në Hollywood Hills. Policia u njoftua për erën e keqe që vinte nga makina dhe pas kontrollit zbuloi trupin e Celestes.
Një detaj veçanërisht shqetësues është tatuazhi me mbishkrimin “Shhh…” në gishtin tregues të vajzës, identik me tatuazhin e këngëtarit, çka ngre pyetje mbi lidhjen mes tyre.
Autoritetet raportojnë se D4vda pretendohet të ketë deklaruar se nuk kishte dijeni për ngjarjen dhe po bashkëpunon me hetimet. Ajo gjithashtu ka pohuar se vajza kishte një të dashur me emrin David gjatë periudhës së zhdukjes.
Hetimet për rrethanat e vdekjes dhe përfshirjen e të dyshuarve janë në zhvillim e sipër.


