Presidenti i SHBA-së, Donald Trump, ka ngritur një padi për shpifje kundër gazetës New York Times, katër gazetarëve të saj dhe botuesit Penguin Random House, duke kërkuar të paktën 15 miliardë dollarë dëmshpërblim. Padia vjen disa ditë pas publikimit të artikujve mbi marrëdhënien e Trump me Jeffrey Epstein.
Përgjigjja e gazetës ishte e prerë: “New York Times nuk do të frikësohet nga taktika të tilla. Do të vazhdojmë të kërkojmë faktet pa frikë dhe do të mbrojmë të drejtën e gazetarëve sipas Amendamentit të Parë”.
Edhe botuesi Penguin Random House deklaroi se padi “nuk ka meritë” dhe konfirmoi mbështetjen e saj ndaj autorëve dhe vlerave të gazetarëve të lirë.
Deklaratat e gazetës dhe botuesit vijnë ndërsa çështja do të shqyrtohet në një gjykatë në Floridë.


