Close Menu
Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    Lajmet e fundit

    “Topi i Artë”, gara ndizet pas Botërorit/ Messi rrit shanset me 966%, Mbappé dhe Bellingham ngjiten në renditje

    Meloni: Italia do të respektojë angazhimet ndaj NATO-s, por investimet në mbrojtje duhet të mbeten në vend

    Britania dhe aleatët e NATO-s nisin projektin “Deep Precision Strike”, mbi 50 miliardë dollarë investime për raketa me rreze të gjatë

    Facebook X (Twitter) Instagram
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    • Aktualitet
      • Aktualitet
      • Politike
      • Ekonomi
      • Sociale
      • Fokus
    • Opinion
    • Lifestyle
      • Showbiz
      • Udhetim & Turizëm
      • Kulturë
      • Shëndet
      • Horoskopi
      • Dekor
      • Trende
      • Teknologji
    • Botë
      • Kosovë
      • Rajon
      • Botë
    • Sport
    • Troç
    Youtube
    Informohu siç duhetInformohu siç duhet
    You are at:Home
    Kryesore

    Reagimi i Ramës për gjyqtarin Boshku/ Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve: Sulme të tilla janë në kufijtë e veprës penale

    September 16, 2025

    TIRANË– Kryeministri Edi Rama një ditë më parë sulmoi rëndë gjyqtarin Marko Boshkun, ndërsa paraditen e sotme Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve ka reaguar për sulmin që ka bërë shefi i qeverisë.

    Përmes një njoftimi për mediat, Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve thekson se sulme të tilla janë në kufijtë e veprës penale.

    Gjithashtu Shoqata i bën thirrje Këshillit të Lartë Gjyqësor që të marrë një pozicion më të qartë në mbrojtje të pushtetit gjyqësor në tërësi dhe gjyqtarëve të caktuar në veçanti. Shoqata në fund thekson se sulmi ndaj gjyqtarëve të veçantë përbën sulm ndaj të gjithë pushtetit gjyqësor dhe mund të ketë pasoja në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian.

    Njoftimi i Plotë:

    Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë konstaton e revoltuar se sërish kreu i ekzekutivit shqiptar, në një mënyrë tërësish të paprecedentë dhe të papranueshme, ka sulmuar një tjetër gjyqtar të Gjykatës Administrative të Shkallës së Parë Tiranë, z. Marko Boshku. Së pari, Shoqata i shpreh mbështetjen e plotë gjyqtarit Boshku, si një gjyqtar me integritet dhe model në punën e tij. Së dyti, ajo nxit Këshillin e Lartë Gjyqësor që të marrë një pozicion më të qartë në mbrojtje të pushtetit gjyqësor në tërësi dhe gjyqtarëve të caktuar në veçanti. Së treti, i bën thirrje të gjithë partnerëve tanë ndërkombëtarë për të mbështetur pa rezerva sistemin e reformuar të drejtësisë, i cili është më së pari produkt i ndihmës së tyre të pakursyer, si dhe të bëjnë të mundur që zëri i tyre në këtë drejtim të dëgjohet nga ata që u ka humbur kjo shqisë në raport me aktorët e brendshëm. Së katërti, i kujton përfaqësuesit më të lartë të pushtetit ekzekutiv se çdo deklaratë denigruese në drejtim të gjyqtarëve përbën ndërhyrje në veprimtarinë e tyre dhe se, referuar nenit 145, pika 3, të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë, një veprim i tillë passjell përgjegjësi sipas ligjit. Shoqata u garanton të gjithë gjyqtarëve të Republikës së Shqipërisë se ajo nuk do të tolerojë asnjë veprim, shfaqje apo koment fyes e poshtërues të kryer nga funksionarë të lartë shtetërorë, të kujtdo pushteti që ata t’i përkasin. Kjo Shoqatë nuk do të ndalet vetëm në bërjen e deklaratave që dënojnë sjellje të tilla apo që shprehin solidaritet me gjyqtarët por, sipas rastit, do të ushtrojë çdo mjet tjetër ligjor. Postime dhe komente si ai që është bërë ndaj gjyqtarit Marko Boshku janë në kufijtë e veprës penale dhe, si të tilla, do të monitorohen nga kjo Shoqatë, duke vendosur dhe hapat që do të ndërmerren në çdo rast. Sulmi ndaj gjyqtarëve të veçantë përbën sulm ndaj të gjithë pushtetit gjyqësor dhe kjo, pa mëdyshje, është jo vetëm një tentativë për uzurpimin të këtij pushteti por mund të ketë pasoja në procesin e integrimit në Bashkimin Evropian. Parimi i ndarjes së pushteteve është një nga tiparet që e dallon një shtet të së drejtës nga një shtet diktatorial dhe kjo ndarje pushtetesh fillon nga kultura e pranimit të ekzistencës së sferave të kompetencave që nuk të përkasin. Sulmi ndaj një pushteti tjetër jo vetëm që e minon këtë parim gurthemelës të Kushtetutës sonë por është shprehje e një mentaliteti që i përket një regjimi tjetër./Radar.al

    “Ka meritën që e ktheu partinë nga Europa”/ Rama i uron publikisht ditëlindjen Nanos: Gëzuar i dashur Kryetar

    “Parakalimi” i deputetëve në oborrin e Kuvendit (FOTOT)

    Boshku Edi rama Marko Boshku Shoqata Kombëtare e Gjyqtarëve
    Share. Facebook WhatsApp
    Demo
    Postimet e reja

    “Topi i Artë”, gara ndizet pas Botërorit/ Messi rrit shanset me 966%, Mbappé dhe Bellingham ngjiten në renditje

    July 8, 2026

    Meloni: Italia do të respektojë angazhimet ndaj NATO-s, por investimet në mbrojtje duhet të mbeten në vend

    July 8, 2026

    Britania dhe aleatët e NATO-s nisin projektin “Deep Precision Strike”, mbi 50 miliardë dollarë investime për raketa me rreze të gjatë

    July 8, 2026

    Trump: SHBA-ja mund të ndërmarrë një tjetër sulm ndaj Iranit gjatë natës

    July 8, 2026
    Mos e humb
    Fokus June 22, 2026

    “Daily Express”: Shqipëria, surpriza turistike që po rivalizon destinacionet e njohura mesdhetare. Philipp Plein vjen në Tiranë

    Shqipëria po fiton gjithnjë e më shumë vëmendje në tregun britanik të turizmit, duke u…

    Një “eurodeputete nordike” në Kuvendin e Shqipërisë

    Kampionë të lirisë

    Starton të hënën “Pjaca në Radar” me Alfred Pezën

    Na ndiq
    • Facebook
    • Instagram
    • YouTube
    • TikTok
    RRETH NESH
    RRETH NESH

    Një shikim i thellë në botën e lajmeve, ku teknologjia dhe profesionalizmi takohen për të sjellë lajmet më të fundit dhe të rëndësishme brenda dhe jashtë Shqipërisë. Një burim i besueshëm për informacionin e saktë dhe analizat gjithëpërfshirëse.

    NIPT: M47705501A
    Email: radarlajme@gmail.com
    Kontakt: +355689008000

    HOROSKOPI

    Horoskopi/ Parashikimi i yjeve për ditën e sotme, 8 Korrik 2026

    Paratë trokasin në derë nesër për këto 3 shenja të horoskopit

    Parashikimi i horoskopit për datën 4 korrik, çfarë kanë rezervuar yjet për ju sot!

    Aleanca Etike e Medias
    © Radar.al. dizenjuar nga 1001solutions

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.