Një automjet tip Benz është përfshirë nga zjarri pasditen e sotme në zonën e Levanit, Fier.
Mjeti është djegur plotësisht, por drejtuesi i tij arriti të ndalonte dhe të dilte në kohë, duke shpëtuar pa lëndime.
Zjarrfikësja mbërriti menjëherë dhe bëri të mundur shuarjen e flakëve, ndërsa policia dhe grupi hetimor po hetojnë shkaqet e ngjarjes.


