TIRANË– Dy ditë pas seancës së parë plenare, ku deputetët bënë betimin në Kuvend, kryeministri Edi Rama ka mbërritur në kryesine e Kuvendit, ku pritet te zhvillohet edhe nje mbledhje e grupit parlamentar.
Shefi i qeverisë u pa teksa mbërriti në ambientet e Kryesisë së Kuvendit, ku pritet të diskutojë me deputetët e sapo betuar mbi vijimin e punës parlamentare, prioritetet e mazhorancës në këtë mandat, si dhe përgatitjet për strukturat drejtuese të Kuvendit. Mbledhja vjen në një moment kyç, pasi Parlamenti i ri pritet të konstituohet plotësisht./Radar.al


