Një 57-vjeçare kineze është dërguar pa shenja jete në spitalin e Durrësit, mbrëmjen e kësaj të shtune. Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes, por blutë e qytetit bregdetar kanë njoftuar zyrtarisht se kinezja është gjetur e pajetë në një taksi.
57-vjeçarja është gjendur në zonën e Urës së Dajlanit, ndërsa ende nuk dihet se kush e ka dërguar ne spital, ku ka mbërritur pa shenja jete
“Spitali Rajonal Durrës ka njoftuar se është dërguar pa shenja jete një shtetase 57-vjeçare me shtetësi kineze, e cila është gjetur në një taksi, pranë “Urës së Dajlanit”, njoftoi policia.
Grupi hetimor po vijon veprimet për këqyrjen e trupit të 57-vjeçares, si dhe për sqarimin e plotë të rrethanave.


